Vrasja në Kamëz, kush ishte 30 vjeçari që u qëllua me silenciator brenda në makinë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje në Kodër Kamëz. Viktimë e plumbave ka mbetur Can Kariçi 30 vjeç.

I riu mësohet se po qarkullonte me një automjet tip ‘Golf 5’ në momentin kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Kariçi është qëlluar brenda në makinën e tij me targa të huaja me një armë zjarri pistoletë silenciator. Ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në automjetin e viktimës grupi hetimor ka gjetur një armë zjarri pistoletë. Kariçi lëvizte i armatosur kjo për faktin se siç duket ai i druhej një atentati të mundshëm.

Atentati dyshohet se ka lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Astir, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, me të cilët Kariçi kishte njohje.

Dinamika e vrasjes
30-vjeçari Can Kariçi ka qenë në lokal me miqtë e tij ndërsa është qëlluar sapo ka hipur në automjetin tip ‘Golf 5’ me targa të huaja rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje. Dyshohet se vrasja është kryer me silenciator pistoletë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna arme. Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar me një mjet tip ‘Audi’. Kjo makinë u gjet e djegur së bashku me armën e krimit brenda në zonën e Institutit pak minuta pas vrasjes. Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Viktima me precedent penal
Sipas policisë, 30-vjeçari Can Kariçi me origjinë nga Dibra dhe banues në Bathore, rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit ndërsa është arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje. Kariçit asokohe iu gjet një pistoletë tip ‘GLOCK’ dhe 16 fishekë në xhepin e xhupit.

Në shkurt të këtij viti kur është arrestuar ka qenë i dyshuar edhe për vjedhje. Kjo pasi në ambientet e lokalit ku u arrestua u sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera. Këto targa dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Bashkë me të në atë periudhë u shoqëruan edhe pesë persona të tjerë.

Mendohet se e shkuara e 30-vjeçarit është shkak i ekzekutimit të sotëm. Edhe pse vrasja e Can Kariçit është kryer në një zonë mjaft të banuar, s’ka kamera sigurie.

About Redaksia

Check Also

Prokurori i Posaçëm anti-Trump kërkon të largohet, mesazhi i Trump ndaj tij…

Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të japin dorëheqjen …

Leave a Reply