Degradimi i Shtetit prej Edi Ramës!

Nga Bujar NISHANI

Skandali i daljes në publik të sistemit të pagave përmban në vetvete disa dimensione.

Të gjitha ato në fakt përmblidhen në një konkluzion të vetëm në fund.

Degradimin e Shtetit Shqiptar prej Edi Ramës.

Së pari, grabitja e të dhënave të qindra mijëra qytetarëve në mënyrë masive, tregon paaftësinë totale të një qeverie për të garantuar një sistem funksional, të sigurtë dhe të vetëmbrojtur digjital për atë sektor, i cili është më i rëndësishmi në vend, FINANCAT.

Lënia e fateve të shtetit në dorën e të paaftëve ka qenë një zgjedhje e qëllimshme dhe për arsye të korrupsionit të dhunshëm.

Në vitin 2008, Qeveria Shqiptare (asaj kohe) realizoi një prej projekteve madhore të shërbimit dhe sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë: Regjistrin Elektronik të Gjendjes Civile.

Ky projekt madhor u realizua në bashkëpunim me shtetin e Austrisë, e cila ishte numër 1 (një) në botë për sigurinë e atyre të dhënave.

Ai model (më i miri në botë) u zbatua dhe në Shqipëri për të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Standardi i lartë i Regjistrit Elektronik të Shtetasve i parapriu prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike për shqiptarët, një produkt nga më të mirët e nivelit evropian.

Sistemi kishte vetëm një sekret.

Ai duhej të menaxhohej e mirëmbahej me standard të lartë. Për këtë ekspertiza austriake vijoi të kontribuonte.

Puna e parë që bëri Edi Rama sapo erdhi në pushtet, përzuri austriakët dhe vuri nën kontroll të kompanisë private të ministrit të tij të gjithë këtë sistem, i cili nisi të degradonte pak nga pak.

Edi Rama e dinte mirë se me austriakët nuk fuste dot para në xhepin e hajnisë e as kontrollonte dot të dhënat e qytetarëve shqiptarë.

Dimensioni i dytë i skandalit “Rama” të radhës ka të bëjë me fenomenin “patronazhistët” bis, ku praktika e partisë shtet përdor punësime ekstra në fushatë elektorale dhe shantazhon këdo me “bukën e fëmijëve”.

Por ajo më e rënda, çka na zbuloi shpërthimi i këtij skandali të ri është fakti dhe prova e fortë e ekzistencës dhe funksionimit të një mega rrjeti të pastrimit të parave.

Deklarimi i rrogave gjigande, që në raport me ekonominë, tregun, qarkullimin financiar të realitetit shqiptar, tejkalojnë fantazinë në çdo shtet të pasur të botës.

Skema duket e qartë fare, deklarojnë rroga të tilla për të pastruar paratë e pista që futen në kontot bankare, por të fituara nga burime kriminale, kryesisht korrupsioni.

Ky rrjet gjigand i pastrimit të parave i shtrirë pothuajse në të gjitha fushat është skandali më specifik brenda vetë skandalit të rrjedhjes së të dhënave.

Jo më kot Edi Rama dhe çiraku i tij që ka pushtuar Selinë e PD tentuan ta zhvendosin problematikën më të madhe të këtij skandali tek çështjet dytësore të tij.

As kryeministri i skandaleve dhe as çiraku i tij i gjoja-opozitës në parlament, nuk guxuan të denoncojnë skemën gjigande të pastrimit të parave.

Natyrisht halli personal i detyron të mos guxojnë të denoncojnë pastrimin e parave, në atë skemë të ngritur.

Por është detyra dhe përgjegjësia e Prokurorisë së Shtetit të mos shmanget nga detyra e saj parësore.

I bëj thirrje të hetojë me thellësinë maksimale (përveç të tjerave) krimin e pastrimit të parave dhe evazionin fiskal në objektin e shpërthimit të këtij skandali.

Një gjë është e sigurtë në bindjen time.

Asnjë nga dimensionet e këtij skandali nuk do të kalohet lehtë, as do mundet të harrohet e as do të jetë selektive ligjbërja.

Kushdo që mendon se do ta mbajë Partinë Demokratike përjetë në opozitë dhe se Edi Rama do t’i mbrojë aferat e tyre siç mbron aferat e tij, e ka GABIM !

Si këshillë për ta.

Rikthehuni pak në kujtesë se çfarë ndodhi në 2005-2009, me këdo nga ata që kishin shkelur ligjin dhe mendonin se nuk do të përballeshin kurrë me drejtësinë e vërtetë !

Shqipëria do të bëhet!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply