Megaskandali/ Pas pagave publikohet edhe lista me targat e mbi 530 mijë makinave

Pas skandalit të publikimit të pagave, në aplikacionet e komunikimit po qarkullon edhe një databazë me targat e mbi 530 mijë makinave.

Të dhënat përmbajnë llojin e automjetit, targat dhe ngjyrën.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal për “shpërdorim detyre” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, në lidhje me çështjen e pagave.

Prokuroria ka dërguar grupin hetimor për të kryer veprime në tre institucione, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe në Drejtorinë të Përgjithshme të Tatimeve.

Paraditen e së mërkurës, Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin e rastit. Burime pranë kësaj prokurorie konfirmuan se një grup qytetarësh paraqitën një kallëzim ku kërkonin hetimin e publikimit të të dhënave të tyre personale.

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply