Në territorin e Prefekturës së Qarkut Shkodër kanë vijuar reshjet e shiut gjatë gjithë natës, ku në zonat malore kanë rifilluar dhe reshjet e dëborës. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore Rrugore bëhet me dije se ka rënie gurësh e inertesh nga skarpatet e malit, të cilat pastrohen nga kontraktorët. Aktualisht nuk raportohet për bllokim të qarkullimit në asnjë aks rrugor.
Probleme ka pasur me furnizimin me energji elektrike, ku nga strukturat OSHEE raportohet se gjatë natës ka pasur defekt në këto zona:
– Fideri Gjegjan, Rrape dhe Qafë Mali ne N/st Fushë Arrëz,
– Fideri 4 ne N/st Ças,
– Fideri 3 Bushat,
– Fideri i Zuesit,
– Fideri Lavatrice ne N/st Vaudejes,
– Fideri Luf ne N/st Puke
– Një pjesë e Fiderit 5 ne Sh1.
Ekipet e OSHEE-së po vijojnë punën për riparimin e defekteve dhe rikithimin e energjisë elektrike.
Probleme me energjinë elektrike në disa zona të Gjirokastrës
Shirat e rrëmbyer përgjatë 24 orëve të fundit, kanë krijuar probleme seriozore në furnizimin e energjisë elektrike në disa zona në Gjirokastër. Burime zyrtare konfirmojnë se OSHEE Rajoni Gjirokastër ka konstatuar defekte serioze në katër fidëra të linjës 10 kV.
Konkretisht ka mungesë energjie në Kordhocë të Lazaratit, në fshatin Bulo, disa fshatra të Njësisë Administrative Zagorie dhe Grapsh në Njësinë Administrative Dropull, si dhe në fshatin Maricaj Njesia Administrative Buz.
Grupet e OSHEE Rajoni Gjirokastër ndodhen në terren për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga koha e keqe.