Pritet të rritet çmimi i energjisë, ja kërkesa e KESH, OST dhe OSSH

Drejtori i KESH, Ardian Çela dhe ai i OST Skerdi Drenova paraqitën kërkesat e tyre për rritjen e tarifës së energjisë pranë ERE.

Gjatë raportit kërkesa për dyfishimin e çmimit të kërkuar nga OST nga 0.75 lekë kilovati në 1.47 lekë është shkak i situatës financiare.

Ndërkaq KESH argumentoi sistemimin e tarifave.

“Ajo që OSSH ka kërkuar që duhet sikur është rritje, por është sistemim i tarifës është për tensionin e ulët, 0.4 kilovat, por ajo nuk impakton asnjë nga klientët që janë klientët familjarë të cilët do vazhdojnë të paguajnë 9.5 dhe të biznesit që do vazhdojë të paguajë 14”.

Edhe OSSH propozoi rishikimin e tarifës për bizneset nga 1.5 në 2.6.

Drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për furnizimin me energji argumentojnë se nga ndryshimet nuk preken konsumatorët. Por bizneset mendojnë ndryshe.

“Nuk është e drejtë që pas 2 vjetësh, për arsye që kanë të bëjnë me menaxhimin e kompanive apo me mënyrën organizative të kompanive qoftë ligjore, institucionale, organizative apo të tjera të vijë një rritje në një situatë që çdo biznes e kundërshton. Është një rritje që do t’i shtohet çmimit të rritur të energjisë dhe biznesi nuk është i gatshëm që të jetë dashamirës për t’i përballuar.”

Pas rreth dy orësh anëtarët e Entit Rregullator të Energjisë nuk ishin në gjendje të deklaronin se çfarë do të ndodhë me kërkesën për rritjen e energjisë.

Tashmë do të pritet vendimi përfundimtar i kësaj strukture për të parë nëse në janar Shqipëria do të përballet me rritje të çmimeve./Ora

About Redaksia

Check Also

Një vrasës u nxorr nga burgu për të tërhequr zvarrë Metën?

Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se duan të kenë …

Leave a Reply