Një moment i veçantë i historisë sonë 31 vjeçare

Nga Rezenbrik SERJANI

Ne, demokratët dhe demokratet e Vlorës festuam 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike dega Vlorë!

Një moment i veçantë i historisë sonë 31 vjeçare është data e lindjes, është data e idealit, dita dhe data jonë më e mirë, kur të gjithë krenohemi me atë ç’ka jemi, me atë ç’ka përfaqësojmë dhe me atë prej nga vijmë.

Kujtuam plot emocion momentet kulminante të degës sonë, duke treguar qytetarinë e degës sonë, duke treguar historikun dhe gurthemelet që kjo degë ka vendosur në historikun dhe rrugëtimin demokratik të Vlorës .

Nderuam themeluesit e kësaj dege, nismëtaret e paharruar themeltar të degës së Partisë Demokratike Vlorë, si Afrim Jupi, Ventigjar Hamzaraj, Alfred Ziaji, Aleks Tahiri, Manol Bono, Hasko Hoxha, Bilal Çela, Roland Tafili, Bujar Borshi, Petrit Stefa, Nexhat Veipi, duke u ndier gjthmonë e më shumë krenar për kontributet, sakrificën dhe idealizimin e tyre qyetar.

Akoma më shumë krenari kësaj dite të veçantë i dha dhe prania e liderit historik Prof.Dr.Sali Berisha, si bashkëudhëtari i 31 viteve tona.

Partia Demokratike Vlorë mbetet një aset i vyer i qytetit të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë!

Shpresëplotë dhe me besimin te Zoti jemi krenar për të ardhmen e ndritur të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë!

Zoti i bekoftë Demokratët e Vlorës!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply