Video/ Berisha uron shqiptarët për Vitin e Ri: Lamë pas një 1 vit të tmerrshëm, por dhe të mrekullisë!

Lideri historik i PD, Sali Berisha, në një videomesazh me rastin e ndërrimit të viteve, uron shqiptarët për Vitin e Ri. Berisha e ka cilësuar vitin 2021 si vit të tmerrshëm, por dhe vit të mrekullisë shqiptare.

Aishprehet më tej se, viti 2021 ishte si medalja me dy anë, njëra e zezë dhe tjetra e ndritur.

Berisha rendit arsyet se pse ky vit ishte, siç tha ai, i tmerrshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, por ai u ndal edhe në anën e ndritur të medaljes, që sipas tij, e bën 2021-shin vitin e mrekullisë shqiptare.

Ish-kryeministri Berisha shprehet se, opozita u ngrit si feniksi teksa anëtarësia e Partisë Demokratike mori në dorë fatet e saj.

Në fund, Berisha bën një urim special për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Me urimet më të mira, për një Vit të Ri plot me shëndet, mbarësi dhe FITORE! Gëzuar”! sb

Mesazhi i plotë i urimit nga Berisha

Le të jetë ky vit për ju me gëzime. Uroj të festoni të gëzuar në vatrat tuaja familjare dhe kudo që ndodheni. Siç është zakon secili prej nesh në prag në ndërrimit të viteve bën një bilanc. Viti që lamë pas shëmbëllen më shumë se çdo tjetër një medalje me të dy anët. Një është e zezë dhe ana tjetër, medalje ari. Në anën e zezë të kësaj medalje ata që do të vijnë pas nesh do të lexojnë fatkeqësinë kombëtares, mandati i tretë i narko-shtetit, zgjedhjet më të rrënuara në historinë e këtij vendi.

Në anën e zezë të kësaj medalje do të lexojnë aktet madhore të shkelmit të interesit kombëtar dhe tradhtisë kombëtare nga regjimi aktual. Angazhimi total si vasal i Beogradit në një politikë anti-shqiptare, të ashtuquajturin Ballkani i Hapur. Po në këtë anë gjendet i gdhendur akti politik më makabër i këtyre 30 viteve, përpjekja e hapur për asgjësimin e pluralizmit politik shqiptar, jo vetëm nëpërmjet dhunimit masiv të zgjedhjeve, por më e keqja nëpërmjet marrjes peng të opozitës shqiptare.

Fatmirësisht ky vit ka edhe anën tjetër, atë të ndritur në një moment kritik për pluralizmin, për ekzistencën e opozitës së vërtetë shqiptare në një moment kur të shumtë ishin ata se forca kryesore opozitare për shkak të ciklit të dështimeve nuk meritonte më të ekzistonte si e tillë.

Muajt fundit të këtij viti ishin muajt e mrekullisë së lirisë. Si kurrë ndonjëherë sovrani mori në duar fatin e opozitës në një seri foltoresh vloi ai që unë e kam quajtur revolucioni demokratik i vitit 2021. Që u kurorëzua me Kuvendin Kombëtar të paparë ndonjëherë, të thirrur nga anëtarësia, në të cilin u morën vendime historike për të ngritur opozitën shqiptare në lartësinë e idealeve dhe për të larguar një besëprerë, një njeri që në 8 vite rrënoi shpresat e demokratëve.

Kjo anë medalje e bën vitin 2021, një vit të mrekullisë.

Duke përfunduar këtë mesazh dëshiroj nga zemra t’ju uroj gëzuar Vitin e Ri 2022!

About Redaksia

Check Also

Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron PD me kryetar Sali Berishën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partitë për garën e pjesshme elektorale të 4 gushtit …

Leave a Reply