Boçi: 8 janari, demonstrim për t’i thirrur arsyes!

Deputeti i  Partisë Demokratike Luçiano Boçi, është shprehur se, protesta që do të zhvillohet më 8 janar, nuk është thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, por nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

Në një intervistë për RTV Ora, Boçi tha se, edhe pse Berisha ka shpallur kandidaturën për Kryeministër nuk e mbyll mundësinë e një gare për delegatët e tjerë.

Luçiano Boçi: Nuk është një përplasje mes dy individëve, por krizë mosbesimi brenda PD, krizë e anëtarësisë në raport me lidershipin. Berisha është vënë në krye të një organizimi si sfidant të një gare të kërkuar nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga anëtarësia e PD, nëpërmjet delegatëve.

Protesta e thirrur më 8 nuk është thirrur nga Berisha në mënyrë të posaçme, por është thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

Berisha edhe pse ka dalë si kandidat për Kryeministër nuk e mbyll mundësinë e një gare. Tek e fundit një kandidat kur sheh potencën e tij, shfaq dhe ambiciet e tij. Fakti që hidhet kandidatura për Kryeministër krijon dhe besimin te baza. Pra luhet me terminologjinë për të përcjellë besim.

Ndër të tjera deputeti u shpreh se protesta e 8 janarit është demostrim për të thënë që duhet t’i thërrasim arsyes.

Luçiano Boçi: Data 8 Janar është demonstrim për të thënë që duhet t’i thërrasim arsyes. Ne nuk mund t’i vendosim njerëzit në një konflikt nga një konflikt i gjuhës tek një konflikt i cili nuk na shërben brenda një force politike. Liderët e partive zgjidhen nga anëtarësia për të zgjidhur probleme dhe jo për të sjellë problem. Ata t’i thërrasin arsyes. Njëra palë e ka arsyen sepse Berisha është sfidant, po kërkon garë, ka hedhur dorezën e garës, në bazë të funksionimit të institucioneve të partisë.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply