Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin ku një person ka mbetur i plagosur me armë. Bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në Sanxhak të Kurbinit ku i plagosur me armë zjarri ka mbetur shtetasi Vinçens Piroli, 34 vjeç. Ai është dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal Lezhë nga persona ende të paidentifikuar nga policia.
Piroli rezulton të jetë peron me precedent të mëparshëm penal dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Malit të Zi për krimin e vrasjes. Ndërsa Piroli po i nënshtrohet një ndërhyrje në Spitalin e Traumës, policia është vënë në kërkim të autorëve dhe zbulimit të automjetit tip Ford që e dërgoi në spitalin e Lezhës.
Ndërkohë, plagosja e Vinçens Pirolit në Sanxhak të Kurbinit mbetet ende enigmë dhe në të njëjtën kohë edhe personat që e transportuan atë drejt spitalit të Lezhës me një makinë tip Ford. Mësohet se personat që e dërguan në urgjencë janë larguar me dshpejtësi pa dhënë asnjë detajë.
Policia thuhet se ende nuk ka gjetur vendi ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë veprimi i parë që është bërë ptrej saj për të bërë të mundur marrjen e detajeve të para është këqyrja e kamerave të sigurisë përgjatë aksit që është përshkruar nga automjeti që dërgoi të plagosurin në urgjencë.
34 vjeçari është në Spitalin e Traumës aktualisht, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Priten të dalin detaje të tjera dhe vetëm pasi të dalë nga salla e operacionit ai mund të hedh dritë mbi ngjarjen.
34 vjeçarit Vinçens Piroli nuk është një emër i pa njohur për policinë shqiptare dhe jo vetëm.
Laçjani u qëllua me armë mbrëmjen e kësaj të hëne në rrethana ende te paqarta dhe është paraqitur në gjëndje të rëndë në spitalin e Lezhës, ku më pas është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Në dëshminë e tij, laçjani ka deklaruar se është plagosur në Shkodër, por ende nuk dihen detajet.
Por nga informacione për media, mësohet se emri i tij është i lidhur me një vrasje në 4 korrik të 2021 në Ulqin.
Policia malazeze, në muajin tetor të vitit të kaluar e shpalli në kërkim duke e akuzuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit malazes Momçillo Gjurishic.
Për këtë arsye Vincens Piroli dhe Dorjan Lala u shpallën në kërkim ndërkombëtar por nuk ishin arrestuar.