Një vit që do të na vërë në sprovë të gjithëve!

Nga Bujar LESKAJ

Një vit i vështirë, me ngjarje që shkaktuan ndjenja të shumta dhe kontradiktore tek të gjithë njerëzit në mbarë Shqipërinë dhe patën pasoja të rëndësishme ekonomike, politike dhe sociale, na dha lamtumirën.

Një vit që u karakterizua nga një krizë e jashtëzakonshme ekonomike; nga varfëria e ulur këmbëkryq në familjet shqiptare; nga braktisja e largimi masiv i shqiptarëve dhe, veçanërisht i rinisë; nga një masakër elektorale e paprecedentë për periudhën e tranzicionit me vjedhjen e zgjedhjeve, por edhe nga një përplasje e ashpër brenda familjes sonë demokratike.

Viti që lamë pas i hapi rrugën një viti të ri, ku të gjitha gjasat tregojnë se do të na vërë përballë sfidave të mëdha, në fronte të ndryshme.

Sfida, disa prej të cilave tashmë të njohura dhe të tjera ndoshta rrugë të pashkelura.

Sigurisht, është një vit që do të na vërë në sprovë të gjithëve për shkak të pabarazisë së madhe që sjell përqëndrimi i pasurisë dhe rrjedhimisht i pushtetit në duart e një sekti, të sektit Rama, që ka 9 vite që e ka kapur për gryke Shqipërinë dhe shqiptarët, sistemin ekonomik, politik, drejtësinë, etj.

Është një vit, që edhe ne demokratët duhet të na bëjë të reflektojmë, për ndryshimin, për veten, për Shqipërinë, për të ardhmen, për vlerat, të cilat duhet t’i ngremë mbi themele të forta.

Partia Demokratike ka dëshmuar se pavarësisht potencialit të madh dhe arritjeve në këto 31 vite demokraci, vlerat bazë ka ato të barazisë, drejtësisë, dinjitetit, ndërtimit, së fundi, të një shoqërie të bazuar mbi vlerat dhe meritokracinë.

Shpresoj që viti 2022 të jetë një start i ri për të gjithë!

Për të përcaktuar dhe planifikuar të ardhmen tonë më të mirë, veçanërisht një të nesërme të qëndrueshme.

Të dashur miq!

Dëshiroj t’ju falenderoj thellësisht nga zemra për komunikimin tonë të vazhdueshëm, për të gjithë përkrahjen që më keni dhënë jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në muajt pas zgjedhjeve!

Si deputet i Partisë Demokratike i Qarkut të Vlorës, kam qenë e do të jem gjithmonë zëri juaj në parlament e në politikë!

Gjithmonë kam qenë e do të jem pranë jush, duke u bërë zëri i halleve e problemeve tuaja, natyrisht edhe i zgjidhjeve të tyre!

Është një premtim që ia kam dhënë vetes, ju demokratëve që më keni besuar me votën tuaj dhe gjithë shqiptarëve!

2022 mund dhe duhet të bëhet viti i ndryshimeve të mëdha.

Viti i një fillimi të ri!

Për jetën e shoqërinë tonë!

Për demokratët!

Për Shqipërinë!

2022 do të jetë një vit optimizmi dhe ngritjeje.

Ndaj ju ftoj që komunikimin e nisur vitin e kaluar ta vazhdojmë edhe këtë vit, jo vetëm nëpërmjet kontakteve të drejpërdrejta, nëpërmjet shtypit të përditshëmm, por edhe kontakteve elektronike në faqen time www.bujarleskaj.com, në adresat e email bujar.leskaj@parlament.al, leskajxhkoa@gmail.com, si edhe në numrin tim të telefonit, i cili do të jetë gjithmonë i hapur për ju.

Më lejoni që këtë postim të parë të vitit 2022 ta mbyll me vargjet e Ali Asllanit: “Vlorën edhe Vlorën thelp e kam në zemër/ ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr!…”

Dhe kur them Vlorën kuptoj të gjithë qarkun, Vlorën, Sarandën, Delvinën, Selenicën, Himarën, Konispolin, Finiqin…

Ju uroj një vit të mbarë, me shëndet dhe lumturi!

Bujari!

Shënim: Foto përgjatë fushatës së 25 prillit 2021.

About Redaksia

Check Also

Tallja me pensionistët!

Nga Lutfi DERVISHI Po të dëgjojne se çfarë thonë pensionistet sot, duhet të skuqen dhe të …

Leave a Reply