Banorët e Laprakës kanë protestuar sërish, kundër prishjes të shtëpive të tyre, pasi do ndërtohet projekti i Unazës në Tiranë.
Gazetari dhe banori i zonës Bled Marku, në fjalën e tij deklaroi se nuk do të tolerohet asgjë. Ai u shpreh më tej se, njerëz të pushtetit dhe të parasë, janë duke heshtur përpara korrupsionit të madh.
“Balluku tha se do të vazhdojë projekti i Unazës dhe projektet e tjera infrastrukturore, tha ajo. Në këtë zonë, asgjë nuk do të tolerohet. Nuk do ia falim shtetit as qindarkën më të vogël. Nëse duan të na bëjnë kriminela, do iu përgjigjemi. Nuk e kuptoj Manjën dhe as Lamajn që heshtin para një korrupsioni kaq të madh.
Nuk e kuptoj pse kreu i Kadastrës nuk thotë se përse është ndryshuar projekti. Projekti ka devijuar se po favorizohen njerëz të pushtetit dhe të parasë. Ne kërkojmë që njerëzit të trajtohen si shtetas shqiptarë e jo si dikush i vjehrrit, dikush i nënës e dikush i njerkës”, deklaroi Bled Marku.