Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një lokal në Tiranë, ku një person vdiq dhe 4 të tjerë u plagosën me armë zjarri.
Berisha shkruan në një status në Facebook se, ngjarja e këtillë dëshmon se rendi në narkoshtet është në duart e bandave të tij.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Bresheri kallashi, 1 i vdekur dhe 4 te plagosur ne nje lokal ne Tirane.
Rendi ne narkoshtet eshte ne duart e bandave te tij.
Miq, mediat njoftojne se rreth ores 16:00 ne Don Bosko u qellua me bresheri kallashi drejt nje lokali nga te cilat mbeti i vdekur qytetari Erion Çela dhe mbeten te plagosur kater qytetare te tjere!
Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur se shpejti narkoplocia do na njoftoj se gjeti diku nje makine te djegur. Kurse kreu i meduzes do mburret se rendi eshte i garantuar dhe se kriminelet po vrasin njeri tjetrin. E verteta eshte se ne narkoshtet ligji dhe rendi jane ekskluzivitet i bandave te lidhura me qeverine! sb