Festohet 31 vjetori i PD Lushnje, Nishani: Të shtunën në protestë për largimin e Bashës

Festohet 31-vjetori i krijimit të degës së PD në qytetin e Lushnjes. Me këtë rast në hollin e Qendrës së Kulturës Vaçe Zela ishin mbledhur themelues, anëtarë dhe simpatizantë të PD si dhe te ftuar.

Gjithashtu merrte pjesë në këtë festë dhe ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ish-kryetari i PD, Tritan Shehu e të tjerë figura qendrore të PD.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i parë dhe themeluesi i degës Lushnje, Kujtim Gina.

Ish-presidenti i Shqipërisë në fjalën e tij ndër të tjera përgëzoi anëtarët e PD Lushnje për kontributin e tyre ndër vite si dhe aktualisht në mbështetje të rithemelimit të PD, duke sjellë dhe përshëndetjen e liderit historik Sali Berisha.

Gjithashtu Nishani kërkoi nga demokratët e Lushnjes që të jenë të pranishëm në datën 8 janar në orën 12:00 ku do të organizohet një protestë kombëtare për largimin e Lulzim Bashës, ku do jenë të pranishëm 44 mijë demokratë që votuan largimin e tij.

Më pas përshëndetën Tritan Shehu, Nevila Bami dhe Klevis Balliu.

Ish-kryeministri Sali Berisha që kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij në 31 vjetorin e themelimit të degës së PD Lushnje nuk mundi të ishte pjesë e festës për arsye të angazhimeve të minutës së fundit.

Postimi i Nishanit në Facebook

Entuziazëm, besim, shpresë!

Më në fund frymë dhe forcë e vërtetë opozitare.

Sonte mes demokratëve lushnjarë në përkujtimin e 31 vjetorit të themelimit të Degës së Partisë Demokratike të Lushnjes.

Nderim themeluesve të saj,

Përulje ndaj sakrificës së dëshmorëve të parë të demokracisë,

Mirënjohje çdo demokrati e demokrateje lushnjare për qëndresën dhe kontributet, veçanërisht atyre të 8 (tetë) viteve të fundit në opozitë, të cilët kanë qenë, janë e do të jenë demokratët e vijës së parë.

Shqipëria ka nevojë dhe meriton së shpejti qeverisjen e tyre .

#8janarPD

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply