FRPD Vlorë: Të gjithë bashkë në 8 janar!

Si asnjëherë më parë, e pashkuar në mendje përgjatë këtyre 31 viteve, sot, dyert e PD ju mbyllen demokratëve, duke e kthyer këtë shtëpi të madhe të lirisë dhe demokracisë në bunkerin e interesave të një grupi shumë shumë të vogël njerëzish!

E dhimbshme, për çdo demokrat dhe demokrate të këtij vendi, sikurse dhe për çdo njeri që mbron vlerat e vërteta demokratike, të shohësh një skenim të tillë bunkerizimi.

Selia e PD sot, është shndërruar nga një parti e vlerave të mëdha, e virtyteve të mëdha demokratike në një shoqatë bravash, shoqatë interesaxhinjsh dhe keqpërdoruesish të atyre vlerave që PD dhe demokratët kanë mbrojtur për 31 vite me fanatizëm.

Dita e sotme, një skenim i tillë bunkerizimi alla-Alkatraz, i asaj që demokratët duan dhe vlerësojnë më shumë, i shtepisë sonë të madhe të lirisë, është një motiv akoma më shumë për Rithemelimin, për Demokracinë, për PD-në!

Kurrsesi të lejojmë një skenim të tillë nga nje grup bravaxhinjsh!

Të gjithë bashkë në 8 janar!

Më të fortë, më të bashkuar në 8 janar!

Zoti e bekoftë Partinë Demokratike dhe rrugëtimin tonë demokratik!

About Redaksia

Check Also

Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka …

Leave a Reply