Urime miqësore Bledi Kasmit!

Zamir GJURGJI

Sot eshte pervjetori i “RD”-se. Numrin e pare te gazetes “Rilindja Demokratike” ma solli ne shtepi(madje ne shtrat) ime me qe kishte hequr picirin per ta shtene ne dore. Ishte çuar qysh pa gdhire, si per radhen e qumshtit E kish mbledhur gati shuk ne dore qe mos t’ia merrte kush dhe me pas me kerkoi t’i beja nje kafe me pak sheqer, qe te mblidhte veten. Zakonisht nuk pinte kafe, rralle-rralle kur ndonje i aferm, kusherire a mikeshe e ngucte fort qe ta vinte qofte edhe pak ne buze. Pasi ia vura filxhanin e kafes ne tryeze, vura re qe mbante syzet ‘per afer’ fort ne doren e majte dhe veshtrimin e kishte ngulur te gazeta qe kish blere. I dhashe fjalen qe me te pire kafen do t’ia ktheja asaj per ta lexuar. M’u duk se syte bojeqielli i qeshen me shume se dhembet e bardhe. Dreken e kam gatuar qysh mbreme, prandaj jam me e lire, me tha buzegaz. Ate dite per here te pare ime me e piu kafen me kenaqesi e gati me nje fryme. Mbajta fjalen, ia ktheva ne çast. Gjellen ate dite mbaj mend se e hodha vete ne pjate, kurre s’kishte ndodhur me pare. Pasdite e mora rishtas ne dore. Nuk ishte me e zhubrosur, ishte shpalosur aq here sa dukej si te ishte hekurosur…Urime te perzemerta, Bled! Gezuar pervjetorin!

About Redaksia2

Check Also

Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet

Në konferencën me gazetarët, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi angazhimin e tij për …

Leave a Reply