Burime të sigurta për “Syrin” bëjnë me dije se Edi Rama me Lulzim Bashën kanë hartuar një plan të detajuar për 8 Janarin, me qëllim që selia e PD të mbahet peng nga njerëzit e Ramës në opozitë.
Ministri i Brendshem Blendi Çuçi, burri i Delina Ficos, njeriut që ka hartuar dosjen për Sali Berishën në DASH, ka urdhëruar FNSH të stacionohet tek xhamia dhe më pas PD në oborrin e Kuvendit.
Ndërkohë, ky stacionim është justifikuar me argumentin se do të jemi aty për të ndërhyrë në rast se ka përplasje.
Nga ana tjetër, pjesën për të improvizuar përplasjen Rama e pret nga Basha.
Ky i fundit këtë detyrë ia ka ngarkuar Florenc Hoxhës, ish-polic bashkiak që prej ditësh rri i strehuar me kontigjent kriminal të ardhur nga Tetova dhe Kosova në ambientet e brendshme të PD.
Kjo është edhe arsyeja e blindimit dhe mbylljes së dyerve për deputetët e PD dhe gazetarët nga ana e Bashës. Hoxha, një ish i dyshuar për kontigjent, gjë për të cilën është njoftuar edhe Basha nga ish-shefi i shërbimit sekret në kohën e Bashës ministër i Brendshëm, ka për detyrë që të krijojë incidentet që më pas, FNSH që komandohet nga bashkëshorti i Delina Ficos, të futet në selinë e PD dhe të përdorë gazlotsjellës për të shpërndarë mijëra demokratët që do të jenë aty për të bërë përmbaruesin e vendimit të tyre të 18 Dhjetorit.