Bardhi pranon blindimin e selisë së PD: E kemië bërë për masa teknike!

Deputeti Gazment Bardhi pranoi sot blindimin e selisë së Partisë Demokratikë për të marrë masa teknike!

Në një deklaratë për gazetarët jashtë selisë blu, Bardhi ripërsëriti se në seli po kryhen punime, ndaj dyert janë kyçur. “Sigurisht që me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar demokratët të marrim çdo masë për të shmangur çdo përplasje mes demokratëve. S’mundemi ne që ne të lejojmë këtë shou dhe t’i bëjmë këtë dhuratë Edi Ramës dhe regjimit të tij. Kemi blinduar vetëm një derë. Përgjegjësia jonë është të mos lejojmë përplasje mes demokratëve”,u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarët nëse është marrë leje për punimet brenda PD-së në bashki, Bardhi sqaroi se janë punimet që sipas ligjit s’nevojitet marrja e lejes.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply