Çmime dhe vlerësime prestigjoze/ 2021, vit suksesi për SIGAL UNIQA-n

Kompania SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbajë vendin e parë në tregun e sigurimeve jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën dhe Maqedoninë.

Ky fakt vërtetohet jo vetëm nga raportet zyrtare të autoriteteve shtetërore por edhe nga media më prestigjoze në vend, rajon dhe më gjerë.

Ndërkohë, viti 2021 ishte një vit suksesi dhe vlerësimi për SIGAL UNIQA Group Austria, e cila u vlerësua me disa çmime të rëndësishme.

Sipas një rënditjeje të publikuar nga media “SEE News”, SIGAL, kompania e themeluar nga Avni Ponari dhe pjesë e UNIQA Group Austria rënditet në vendin e 62 në Europën Juglindore sa i përket kompanive të sigurimit.

Sa i përket Shqipërisë, SIGAL UNIQA është kompania numër 1 e Sigurimit duke lënë pas kompanitë e tjera.

“SEE TOP 100 siguruesit” është një renditje e siguruesve më të mëdhenj në Evropën Juglindore (pa përfshirë risiguruesit) përsa i përket primeve të shkruara bruto për vitin 2020.

Të gjitha të dhënat kanë si burim bankat qendrore, regjistrat komercialë kombëtarë, komisionet e mbikëqyrjes financiare, shoqatat e sigurimeve, uebfaqet e qeverisë dhe korporatave e vetë kompanitë.

Një tjetër vlerësim ishte edhe ai i bërë nga revista ekonomike “Monitor”.

“TOP 100 kompanitë më të mëdha” nga revista Monitor (Vendi i parë sa i përket kompanive të sigurimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut).

Pavarësisht pandemisë COVID-19 dhe tërmeteve të vitit 2019, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria kaloi një vit të suksesshëm duke u rënditur nga revista “Monitor” mes Top 100 kompanive më të mëdha në vend dhe numri 1 sa i përket atyre të sigurimeve.

Kjo vjen si pasojë e seriozitetit në marrëdhëniet me klientët, produkteve unike në treg dhe pagimin në kohë të dëmeve. Këto janë disa prej shumë arsyeve që e bëjnë SIGAL UNIQA-n lidere në tregun e sigurimeve.

Por nuk mbaron këtu. Gjatë vitit që sapo lamë pas SIGAL UNIQA Group AUSTRIA-s iu akordua Çmimi “SUPERBRANDS ALBANIA’S CHOICE 2019/2020” nga prestigjozia “SUPERBRANDS INTERNATIONAL”

Ky Çmim i ofrohet brandeve më të dalluara në fushën e tyre – për SIGAL UNIQA, në industrinë e sigurimeve në Shqipëri – si edhe si një tregues i qartë për pozicionin solid të brandit, prestigjin e biznesit të përfaqësuar, kënaqësinë, besimin dhe garancinë e klientëve. SIGAL UNIQA e merr këtë Çmim për të disatën herë rradhazi.

Por ne jemi krenarë gjithashtu që jemi edhe pjesë e UNIQA Insurance Group, gjigandi austriak i sigurimeve, i cili prej vitit 2007 zotëron shumicën e aksioneve të SIGAL sh.a.

Viti 2021 ka qenë shumë i suksesshëm edhe për UNIQA-n, duke mos munguar as çmimet prestigjoze për kompaninë dhe CEO-n e saj, Andreas Brandstetter.

CEO i UNIQA Insurance Group, z. Andreas Brandstetter u zgjodh “Menaxheri i Vitit 2021 në Austri” nga revista “Industrie Magazin“.

“Industrie Magazin“, si çdo vit, ka zgjedhur 1000 menaxherët më të mirë në Austri.

Renditja bazohej në të dhënat e regjistrit tregtar të të gjithë personave në 5000 kompanitë industriale të Austrisë me qarkullimin më të lartë, dhjetë institucionet më të mëdha të kreditit – sipas totalit të aktiveve – dhe fondacionet private të lidhura me to.

Në listë ishin të përfshirë të gjithë personat aktivë operativë në këto kompani, si anëtarët e bordit, drejtorët menaxhues dhe anëtarët e bordit mbikëqyrës.

Ashtu si vitet e kaluara, në renditje nuk janë përfshirë politikanë, menaxherë të shëndetësisë apo juristë.

Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Insurance Group, zuri vendin e parë në renditje. Pas tij vjen menaxheri i Raiffeisen-Holding NÖ-Wien, Erwin Hameseder, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i postës Georg Pölzl mban vendin e katërt.

“Forbes”: UNIQA Insurance Group, mes 3 kompanive më të mira të sigurimit në Europë

Në bashkëpunim me Statista, revista prestigjoze “Forbes” vlerësoi 20,000 kompani për të gjetur punëdhënësin më të mirë në botë.

Nga 20,000 kompani të vlerësuara nëpër botë në renditjen ndërkombëtare të punëdhënësve nga revista prestigjoze “FORBES”, UNIQA Insurance Group renditej mes 3 kompanive më të mira të sigurimit në Evropë dhe në vend të 395-të në botë.

Rezultati bëhet edhe më i kënaqshëm kur merret parasysh se në sondazh morën pjesë 150,000 punonjës nga 58 vende të ndryshme.

SIGAL UNIQA Group Austria falenderon të gjithë klientët e saj për besimin e tyre dhe ndjehet e vlerësuar që shqiptarët dhe jo vetëm i besojnë jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin.

Ne jemi mirënjohës dhe krenar për shërbimin ‘par excellence’ ndaj jush., ndërsa premtojmë vazhdimin e rrugës që kemi ndjekur prej më shumë se 22 vitesh tashmë edhe gjatë vitit që sapo ka nisur. Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply