“Nuk jam Saimir Brava”, deklarata e fortë e deputetit Korreshi: Selia është e demokratëve!

Deputeti Saimir Korreshi, pyetjes se nëse do të bënte ndryshimin e bravave të selisë së PD në Lushnje i është përgjigjur se diçka e tillë nuk do ndodhte sepse ai nuk quhej ‘Saimir Brava’.

I ftuar në emisionin të ‘Të Vaksinuarit’ me moderator Aulon Kalaja, Korreshi tha ndër të tjera, se të gjithë demokratët e Lushnjës kishin akses të plotë në selinë e degës.

Kalaja: A ju binden anëtarët e PD për të bërë mbledhje?

Korreshi: Po patjetër që mblidhen dhe binden. Është anormale kjo që po ndodh në PD, kurdo ka pasur mendime ndryshe. Votimi për referendumin u bë brenda selisë së PD në Lushnjë.

Kalaja: A do vendosni edhe ju brava të reja në dyert e selisë së PD në degën e Lushnjës?

Korreshi: Pse Saimir Brava jam unë? Unë jam Saimir Korreshi. Nëse do kalojmë në këto nivele do ishte turpi ynë që drejtojmë në këto degë.

Në selinë e PD në Lushnjë, kanë 20 çelësa dhe kushdo anëtar mund të hyjë. E kuptoni që lëvizja juaj ka sjellë pasoja?

Kalaja: E keni ndjekur referendumin e bërë?

Korreshi: Nuk e kam ndjekur dhe nuk merrem me verifikime. Kam qenë në kuvendin e thirrur nga PD në datën 18 dhjetor. Nga Lushnja kanë ardhur edhe simpatizantë jo vetëm delegatë.

Kalaja: Për të mbushur sallën?

Korreshi: Jo po për të mbushur vaporin. Nuk më është kërkuar asnjëherë që unë të organizoja një “foltore” të PD. Ka mundësi që festën e PD në Lushnjë ta organizojë dikush që vjen nga Tirana? Jo, por kjo ka ndodhur në Lushnjë.

Nuk mund të them se do jetë ditë me diell por shpresoj që 8 janari të mos thellojë krizën brenda PD. Për demokratët e Lushnjës kam kohë gjithë ditën dhe natën dhe kurrë nuk kam thënë që këta të fundit kanë qenë gabim.

About Redaksia

Check Also

Kim-Ramës: Kush e ka në dorë këtë vend, kriminelët apo qytetarët?

CFARE THA AMBASADORJA KIM PAK DITE ME PARE Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.