Parlamenti Europian: Deputeti Basha te japë dorëheqjen dhe të mos përçajë opozitën

Drejtuar: deputetit Lulzim Basha

I dashur Lulzim Basha,

Po ndjekim me shumë preokupim zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ne kemi mbështetur vitet e fundit qëndrimet korrekte të PD-së edhe në momente shumë të vështira siç do t’a mbani mend personalisht. Shqipëria ka nevojë tashti, më shumë se kurrë, për një opozitë funksionale që siguron kontroll dhe ekuilibër demokratik ndaj një qeverie socialiste gjithnjë e më arrogante. Për ta arritur këtë, PD duhet të gjejë unitetin e saj; prandaj ju e keni detyrim të respektoni vullnetin e kongresit të partisë dhe të anëtarësisë siç u shpreh përkatësisht në 11 dhe 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Duke marrë përsipër përgjegjësinë personale dhe duke konkluduar siç duhet për pasojat sigurisht që ju do të kontribuonit për forcimin e PD-së në gjithë vendin si dhe të grupit parlamentar të saj.

Jemi të sigurt se gjesti juaj do të respektohet nga kolegët tuaj demokratë dhe nga miqtë tuaj të Partisë Popullore Europiane.

About Redaksia2

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …

Leave a Reply