Foto/ I dënuari për vrasje që godiste demokratët nga zyra e Bashës

Personi që shihni në foto quhet Sefer Shata.Ai ishte në mesin e mercenarëve të udhëhequr nga roja i Lulzim Bashës, Astrit Gosturani që dhunuan barbarisht demokratët në ballkonin e PD.

Sefer Shata është personi me kapele që godet me shkop demokratët që ishin ngjitur me shkallë në katin e dytë të selisë.

SYRI mëson se Sefer Shata është person me rrezikshmëri të madhe shoqërore. Ai është dënuar për vrasje me 25 vite burg. Ndërsa ndodhet në selinë e PD për të mbrojtur Lulzim Bashën dhe dhunuar demokratët.

Roja i Bashës, Astrit Gosturani ish-gardist dhe vëllai i këtij të fundit, Ylli Gosturani person në kërkim për dy pagosje me thikë dhe trafik droge në Gjermani, janë ata që drejtojnë grupin e mercenarëve të Lulzim Bashës.

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply