Demokratët e sakrificës po mbahen në qelitë e Edi Ramës

Nga Bardh SPAHIA

Rreth 25 demokratë që protestuan dje janë ende nëpër qeli, të paktën 6 prej tyre nga Shkodra! Nuk është hera e parë, që ndeshen me policinë e rregjimit të Edi Ramës, e me gjasë nuk do jetë as e fundit, por këtë herë burgosja është edhe më e rëndë. Tejet e rëndë sepse policia e Edi Ramës u thirr nga brenda PD për të goditur, mbytur me gaz e arrestuar demokratët, ata që ndër vite kanë sakrifikuar për Partinë Demokratike, edhe për karriket e atyre, që heshtën para bunkerizimit të PD, me ndihmën e cmuar të Edi Ramës.

Demokratët e vërtetë ishin dje në protestë për hapjen e godinës së Partisë Demokratike dhe të vetmet mjete, kishin ato për hapjen e dyerve të blinduara në shtëpinë e tyre, ndërsa në avancimin drejt selisë u goditën, u masakruan e mbytën me gaz nga brenda Partisë Demokratike, e më pas edhe nga policia e Edi Ramës.

E turpshme dhe e rëndë që demokratë të thjeshtë e drejtues të strukturës mbahen nëpër qeli sepse kërkuan të hyjnë në shtëpinë e tyre! Kjo është një situatë e padenjë, që duhet të turpërojë të gjithë ata që pranuan të vendosen dhuna, dyert e blinduara dhe policia e Edi Rames mes tyre dhe demokratëve!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply