Komploti i vërtetë i Amerikës

Kemi lexuar dokumentat e fundit e desekretuara nga Shtëpia e Bardhë mbi vrasjen e JFK. Një mister i pafund.

Le ta fillojmë nga fundi. Gjysmë të vërtat e shumta që specialistët e fushës vazhdojnë me ndërgjegje t’i quajnë “hipoteza mbi vrasjen e JFK”, gumëzhima themelore e shoqërisë amerikane. Megjithëse kanë kaluar 58 vite nga delikti. Shumica e qytetarëve nuk kishte lindur në epokën e fakteve dhe nuk kishin ndodhur evenimente që do të shënonin psikologjinë dhe sensin social – Vietnami, Lindja e Mesme, Kullat, sulmi ndaj Kongresit. Pavarësisht kësaj, me një komemorim funebër, të mbijetuarit u gjendën periodikisht përreth varrit të presidentit që u bë martiri i dytë amerikan, pas Lincoln dhe përpara Martin Luther King Jr. Dhe riniset liturgjia që ngjan me një rit purifikimi, megjithëse gjithmonë e destinuar që të dështojë në qëllim: të promulgojë rindërtimin përfundimtar sesi ecën ngjarjet që çuan në aktin e Dealey Plaza në Dallas mëngjesin e 22 nëndorit 1963. Realiteti mbetet ende i mbuluar nga mantoja e hipokrizisë dhe e turpit dhe nuk thuhet se kush, si dhe pse vendosi të eliminojë një president të konsideruar të padenjë dhe cilat qenë qëllimet e errëta të atyre që morrën pjesë në komplot. Pse çështja mbistrukturore e kësaj enigme histerike është ajo e heshtjeve, e lajmeve të heshtura, e kultit të sekretit që mbështjell ngjarjen, deri sa të dominojë prioritetin e padiskutueshëm, që për komoditet do ta quajmë vetëm “e vërteta”. Sepse vazhdon të jetë tronditëse që ende sot të mbizotërojë, deri në nënshtrimin e protestave të të paepurve që kërkojnë të drejtën e dijes, një arsëye shtetërore që kap të drejtën e vendosjes se çfarë populli është e drejtë të jetë në korrent dhe për çfarë jo, gjë që të jetë bindëse të mbesë materie për shumë pak, privilegj i dyshimtë në dhunti me pushtetin. Dhe pse, në thelb, mbi deliktin që ka destabilizuar psikikën amerikane të Nëntëqindës, hipokrizia mbizotëron mbi nevojën e një rrëfimi katarktik, i dobishëm jo më për të dënuar dhe liruar, por për të paqëtuar dhe bërë histori, të asaj që kështu vazhdon të jetë kronikë, kronikë e një fëlliqësie poshtëruese institucionale, aspak “manifest i destinuar”.

Bij, nipër, stërnipër dhe ndonjë i mbijetuar i epokës duke folur për JFK, për hijen e tij të gjatë dhe për fundin e tij të dhunshëm “prej nevoje” – domethënë për të shënuar kufijtë e pakalueshëm të politikës karshi interesave – në këto ditë kanë dëgjuar një tjetër shtesë poshtëruese: është bërë e njohur se gjërat që dihen rreth vrasjes së presidentit Kennedy, të paktën ato djegëse që mund të adresojnë dijen përtej hipotezës në një prej skenarëve të shumtë që përshkruajnë fundin e këtij njeriu, do të mbesin të sekretuara deri në datë për t’u caktuar, pavarësisht të një ligji, të miratuar me pompë të madhe. National Archives kanë botuar në fakt tek faqja “JFK Assassination Records” 1491 dosje lidhur me hetimin e qeverisë amerikane lidhur me vrasjen e Kennedy, duke shpërndarë kabllograme, promemorie të brendshme dhe dokumenta të tjera me qëllimin e kënaqjes së skadimit të fiksuar tetorin e kaluar nga presidenti Joe Biden, në aderim të statutit federal që parashikon se qeveria bën publike dokumentat në posedimin e saj lidhur me vrasjen e JFK. Por mbesin ende të klasifikuara si “sekrete” mbi 10000 dokumenta. Katër vite më parë, në 2017, presidenti Trump ishte ligjërisht i detyruar nga një ligj i 1992 për të rilëshuar informacionet e mbajtura nga inteligjenca lidhur me argumentin, në 25 vite nga ajo datë dhe me qëllim për t’i “mundësuar publikut që të ishte plotësisht i informuar”.

Në skadim, Trump ka deklasifikuar 53000 dokumenta, duke e çuar porcionin e arkivit të dosiponueshëm për publikun në 88% të totalit. Por ka lënë fshehur me mijëra, për motive të sigurisë kombëtare, doke e motivuar vendimin me preokupimin e shmangies së “dëmeve potencialisht të pakthyeshme” për FBI dhe për CIA. Këtë vit, presidenti Biden është impenjuar për ta nderuar impenjimin, por e ka shtyrë lëshimin përfundimtar të dokumentacioneve. Biden thekson se vonesa është e nevojshme “për të mbrojtur mbrojtjen, operacionet e inteligjencës, forcat e rendit dhe marrëdhëniet e jashtme”. Shtëpia e Bardhe duket e orientuar ta kompletojë botimin e dokumentave brenda fundit të 2022, me një datë indikative të 15 dhjetorit.

Por njoftimi përmban një pranin që preokupon kë kërkon transparencë: Biden është presidenti i pari që prek pranimin e asaj që teoricienët e konspiracionit hipotezojnë prej kohësh, domethënë se ekzistojnë dokumenta nëpër arkiva që mund të mos bëhen kurrë publike. Ajo që është e qartë është derikur qeveria do të vazhdojë të mbajë të fshehtë dokumenta, do të forcohet ideja e komploteve të errëta në origjinën e vdekjes së Kennedy. Më 1964 Komisioni Warren konkludon se Lee Harvey Oswald ka qenë vrasësi i vetëm i JFK. Hetimi i ri i Kongresit në 1979 nuk gjen prova në mbështetje të teorive të tjera. Por në 1992 Kongresi miraton Kennedy Assassination Records Collection Act për të qetësuar furinë popullore e gjeneruar nga filmi “JFK” i Oliver Stone dhe nga pikëpyetjet shqetësuese që ngre, duke imponuar lëshimin brenda një çerekshekulli të çdo dokumenti të rezervuar lidhur me vrasjen e Kennedy.

Ai dekret sanksionon se vetëm për motive të jashtëzakonshme disa (dhe shumë pak) dosje të sekretuara mund të mbahen të fshehta pas asaj date dhe se vetëm presidenti në fuqi do të ketë të drejtën që t’ia bllokojë lëshimin: në pushtet që si Joe Biden, ashtu edhe Donaëd Trump, e kanë ushtruar. Me Biden që tani thotë: “Me kalimin e kohës, nevoja e mbrojtjes së dokumentave lidhur me vrasjen vetëm është dobësuar”. Gjë që lejon të supozohet se disa dokumenta – ato që sipas këndvështrimit të tij do të kërconin sigurinë kombëtare – mund të sekretohen me kohë të pakufizuar. Për më tepër në 2017 Trump kishte shkruar në Twitter se do të bënte publike “Të gjitha dosjet mbi JFK”, sikur të rizgjidhej në mandatin e dytë. Për momentin Biden u përmbahet premtimeve kaq të qarta. Philip Shenon, ekspert i dossier-Kennedy, shkruan në Politico se ndoshta ka dokumenta që nuk do të lëshohen kurrë dhe se “derikur qeveria do të vazhdojë të mbajë fshehur, do të japë baza faktike hipotezave të komploteve në origjinën ne vdekjes së Kennedy”. Pastaj shton: “Sot QAnon, i klasifikuar nga FBI si një kërcënim terrorist i brendshëm, përqafon teoritë e komplotit mbi JFK”. Praktikisht qindra mbështetës të QAnon kohët e fundit janë mbledhur në Dealey Plaza, duke manifestuar bindjen delirante se JFK dhe djali i tij, John F. Kennedy Jr. – i vdekur në një incident ajror në ’99 – janë si kokrra e mollës dhe po operojnë për ta ridërguar Trump në Shtëpinë e Bardhë.

David Priess, ish agjent i CIA dhe autor i “The President’s Book of Secrets”, thekson se nëse është e pamundur që një burim i CIA i epokës të jetë ende gjallë apo deri aktiv, “atje jashtë mund të ketë ndonjë ende të lidhur me inteligjencën sot”. Duke konkluduar në mënyrë salomonike se “interesi historik duhet bilancuar me interesin e shtetit”. Është fakt se të nesërmen e lëshimit të dokumentave të reja, ekspertët kryesorë të JFK duken të frustruar nga konstatimi se nga këto letra ka pak për të mësuar. Shumica dërrmuese e dokumentave janë duplikata të tjerash tashmë të njohura, me më tepër heqjen e vetme e disa omisioneve – zakonisht emrin e një funksionari të CIA. Gjë që e zgjat debatin midis qeverisë federale dhe kërkuesve që theksojnë se CIA, FBI dhe agjenci të tjera të sigurisë kombëtare e pengojnë gjithmonë qarkullimin e dokumentave të urdhëruar nga Kongresi. “Është gjithmonë “radhën tjetër””, thotë Larry Sabato, akademik i Virginia University, midis stuiduesve kryesorë të vrasjes, duke i quajtur “të privuara nga vlera” dokumentacionet e sapobëra publike. Edhe deputeti demokrat Steve Cohen, prej vitesh në krye të fushatës për lëshimin e dokumentave, deklarohet i zhgënjyer nga vendimi i Biden. “Informacionet duhet të ishin ndarë vite më parë”, thotë ai. “Qytetarët kanë të drejtë”. Duke shtuar se ka frikë se mos Biden u është gjunjëzuar burokratëve të CIA dhe të FBI që kërkojnë të mbrojnë reputacionin e agjencive të tyre.

Cohen presupozon se dokumentet ende skerete demonstrojnë paaftësinë apo parregullsitë e kryera nga CIA dhe nga FBI. Gjë që do të kishte fshehur gjithmonë informacione jetike për Komisionin Warren, për të minimizuar natyrën e raporteve të tyre me Lee Harvey Oswald. Vetë atij Komisioni Warren, të krijuar nga Lyndon B. Johnson, që në kohën e tij sanksionoi se veterani i marinsave Oswald e qëlloi presidentin me inicativë personale. Vetë Oswald i vrarë 2 ditë më pas nga Jack Ruby, gjatë transferimit nga selia e përgjithshme e policisë në burgun e kontesë. Jefferson Morley, kurator i uebsajtit JfkFacts.org dhe autor i 3 librave mbi CIA në vitet ’60, ka kaluar një përjetësi nëpër gjykata duke apeluar deklasifikimin e dokumentave. Sipas tij edhe ky lëshim i fundit përmban dokumentime të rëndësishme, por nuk pushon së nënvizuari sesi fatkeqësisht intervistat që historiani William Manchester realizoi me gruan e Kennedy, Jackie, dhe me vëllain Robert, kanë mbetur ende nën çelës: “As Jackie, as RFK nuk e kanë besuar kurrë teorinë e Kennedy të vrarë nga një njeri i vetëm”, shkruan Morley në Twitter. “Privatisht kanë thënë se JFK u vra nga armiq të brendshëm. Ja motivi se pse ato bobina janë kaq të rëndësishme”.

Sipas një sondazhi të 2017, 61% e amerikanëve beson se, përveç Oswald, ka përgjegjës të tjerë të vrasjes. Teoritë më të përhapura apelojnë për mafien, dikatorin kubanez Fidel Castro, një kabalë miliarderësh ultrakonservatorë, agjentë të devijuar nga inteligjenca. Morley këmbëngul: “Dokumentat duhet të jenë të disponueshëm brenda 25 vjetësh. Në fakt e kanë kaluar skadimin tashmë 2 herë dhe kjo nënkupton se CIA nuk i bindet ligjit. Pyetja është: Pse?”. Duhen përgjigjur ende përgjigjet. Në latrat e reja nuk ka zbulime që e rimodelojnë rrënjësisht kuptimin e ngjarjeve. Megjithatë është vëmendja e ethshme me të cilën historianët priren të analizojnë, të ushqyer nga skepticizmi i përjetshëm mbi faktin se në kulmin e Luftës së Ftohtë një i armatosur me një pushkë të blerë me postë është përgjegjësi i vetëm i një gjesti që ndryshon rrjedhën e historisë amerikane dhe praktikisht nga dokumentat e reja del se Oswald ishte diçka ndryshe nga një i proterrorist i kaplluar nga mendja. Kabllograme dhe memo të CIA diskutojnl për vizitat – tashmë të njohura, por asnjëherë krejtësisht të shpjeguara – të Oswald në ambasadat sovjetike dhe kibaneze në Qytetin e Meksikës. Kujtime të tjera, të prodhuara në ditët menjëherë pas vrasjes, ndalojnë mbi përfshirjen potenciale kubaneze në vrasjen e Kennedy. Dokumentat e deklasifikuara demonstrojnë se në vjeshtën e 1963 të dyja agjencitë amerikanë janë në dijeni se prokomunisti Oswald shkon në Qytetin e Meksikës, ku takoet me spiunë kubanezë e rusë, dhe një ekspert vrasjesh të KGB. Një dokument i FBI i 1964 tregon se Oswald, ndërsa është nën survejim në Meksikë, flet hapur për planet e vrasjes së Kennedy. “Nga sa rezulton prej një telefonate të interceptuar në Mexico City, Lee Oswald më 23 shtator 1963 gjendet pranë ambasadës sovjetike, ku takon konsullin Valery Vladimirovich”, lexohet në promemorie.

Domethënë një figurë e spikatur që begeniset për ta dëgjuar. Veç kësaj, sipas CIA, Oswald një javë pas thirrjes në ambasadën sovjetike, identifikohet me një rusishte të deformuar. “Këtu flet Lee Oswald”, i thotë diplomatit që i përgjigjet në telefon. “Isha tek ju të shtunën e kaluar dhe kam folur me konsullin. Më tha se do të dërgonte një telegram në Uashington dhe do të doja të dija nëse ka ndononjë të re. Nuk e kujtoj emrin e konsullit”. Në transkriptimin e thirrjes, Valery Kostikov, agjent i KGB, i përgjigjet Oswald: “Më thonë se nuk kanë marrë asgjë”. “Kanë bërë ndonjë gjë?”, këmbëngul Oswald. “Më thonë se është dërguar një kërkesë, por nuk ka ende asnjë përgjigje”, i përgjigjet Kostikov. Dhe pastaj e mbyll. Inteligjenca amerikane e intercepton Oswald edhe në vizitë në konsullatën kubaneze në Qytetin e Meksikës. Dhe pas vdekjes së Kennedy një punonjës meksikan i kësaj selie konsullore arrestohet nga policia vendase. Nga pyetësori i tij del se Oswald “deklarohet komunist dhe admirues i Fidel Castro”, pse jo edhe kundërshtar i Shtëpisë së Bardhë të Kennedy.

CIA duket e bindur se Oswald mbetet psikologjikisht i impresionuar nga një intervistë me Fidel, e lexuar teksa jeton në New Orleans. Në artikull lideri komunist paralajmëron Shtetet e Bashkuara nga sulmimi i Kubës, duke premtuar hakmarrje. Një dokument tjetër i CIA, i konsideruar “Secret eyes only”, analizon planet e përpunuara nga vetë agjencia për eliminimin e Castro, qysh duke filluar nga 1960, duke përdorur “botën kriminalëe me kontakte brenda Kubës”. Megjithatë më 3 tetor, më shumë se 1 muaj përpara vrasjes, duke kaluar nga një qafë në Texas, Oswald rikthehet në Shtetet e Bashkuara. Qysh në 2013, në raportin e botuar me 50 vjetorin e vrasjes, ka dalë se CIA, në raportet e saj për Komisionin Warren, është impenjuar gjithmonë të ndyjë atë që dinte për lidhjet e Oswald me kundërshtarët potencialë të Amerikës, në tentativën për të privilegjuar atë që agjencia vazhdon ta konsiderojë si të vërtetën më të mirë: “Oswald ka vepruar i vetëm për ta vrarë Kennedy, i shtyrë nga motive të papërcaktuara”. Këto dosje të reja evidentojnë rrjetin e gjerë të hetimeve për të individualizuar bashkëpunëtorët e Oswald në organizimin e vrasjes.

Ndiqen miriada indicie, që përfshijnë shërbimet sekrete sovjetike (dikush paralajmëron funksionarët amerikanë në Australi se sovjetikët janë të gatshëm të paguajnë për vrasjen e Kennedy), grupet komuniste afrikane dhe mafia. Dosjet e reja përfshijnë raporte të FBI mbi survejimin e mafiozëve të spikatur si Santo Trafficante Jr. dhe Sam Giancana, shumë herë të përmendur në teoritë e komplotit që rrethojnë vrasjen e Kennedy. Raporte të ndryshme, gjithmonë të FBI, tregojnë sesi mbahen nën kontroll edhe grupt antikastriste që operojnë në ato vite në jugun e Florida dhe në Porto Rico. Kështu që rritet në këto dokumenta figura e Oswald më shumë si punëtor sesa si ideues i atentatit, duke u përcaktuar si një personazh instrumentalisht i kontrolluar nga aktorë që luajnë me heqjen qafe të Kennedy. Niveli i bashkëfajësisë midis tij dhe kujt synon për gjënë (dhe praninë relative të atentatorëve të tjerë në vendin e krimit) është niveli kryesor ende i varrosur në letrat e sekretuara. Ajo që është e sigurët është se një figurë shumë e manipulueshme si Oswald ishte hyjnore për kë mendonte t’i lante hesapet me atë president “jashtë norme”. Nuk mbetet për t’u kuptuar se deri në çfarë pike Joe Biden do të synojë të mbajë një rol aktiv në këtë sagë tragjike kombëtare. Ose nëse, megjithëse duke qenë një president që midis citimeve kulturore të tij e vendos në një poizicion shembullor John Kennedy, do ta dënojë paraardhësin në këtë purgator të historisë, duke i përgatitur errësirën mbi fundin e tij. Është një vendim i rëndë, që e bën edhe më spektral përshkrimin e pushtetit amerikan për si kofigurohet sot, dhe për si është strukturuar në kohë, në dozë të mirë, fatkeqësisht, nëpërmjet deformimit të vlerave të nevojshme.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply