Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë rikthyer në selinë e PD, një ditë pas protestës. Berisha shprehu mirënjohjen më të pakufishme të heronjve të 8 janarit.
“Erdha këtu për të shprehur në emër të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme të heronjve të 8 janarit, të cilët me menccurinë, vetëpërmbajtjen, gjakëftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike, u faktuan shqiptarëve se: Lulzim Brava është një armik po kaq i egër, një fytytë po kaq mizore, ndaj dhe për demokratët shqiptarë.
Erdha për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit, të parimit themelor të sundimit të shumicës mbi pakicën, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhitë, narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundra tyre dhe se pavarësisht nga këto, dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën.
Prania jonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë, konsolidimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij”, tha Berisha.
Lideri historik i PD tha se asgjë nuk do të mund të ndalë pluralizmin dhe mbizotërimin e shumicës në një forcë poltike e me pas edhe në shoqëri.
Asgjë nuk mund ta pangojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivaveve historike të tij”, u shpreh lideri historik i PD.
Berisha tha se, Lulzim Basha është në armiqësi totale me të gjithë familjen demokrate.
“Dua të shpreh solidaritetin tim, tha Berisha për mediat, mirënjohjen e pakufishme ndaj atyre demokratëve dhe demokrateve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë jo Lulzim, por lulzi”, tha lideri historik i demokrateve, Sali Berisha ne konferencen qe po mban tek selia e PD.
“Mbrëmë pas përfundimit të protestës, janë formuluar lista dhe janë ndaluar demokratë që nuk kishin kryer asnjë lloj akti për të cilin duan ti bëjnë përgjegjës. Kjo është një histori tjetër turpi e lulzim bravës e bashkëpunimit të tij si një vegël e Edi Ramës. Gjatë këtyre orëve, dje dhe sot unë kam marrë me qindra mesazhe nga demokratët të cilët janë jashtëzakonisht të inkurajuar në vazhdimin e kësaj beteje, të cilët përjetuan skena që i kalonin imagjinatën e tyre”, tha ai.
Demokratja më shkruan:
Erdha bashkë me djalin tim 14 vjeçar dhe pasi na hodhën gaz në mënyrë të paimagjinueshme vështirësia më e madhe e imja ishte se djali më pyeste se si mund të na hidhte gaz Lulzim Basha.
Lideri historik i Demokratve Sali Berisha deklaroi se, “Lulzim Basha është në armiqësi totale me të gjithë familjen demokrate, më të vdekur dhe të gjallë. Ai ka ndenjur deri në orët e para të mëngjesit për të bërë listat e arrestimit të demokratëve. Ai ka mbajtur në seli vrasësit dhe ka nxjerrë jashtë me makinën e tij, armët në mënyrë që nëse policia do të futej në seli, të mos i gjente vrasësit e tij të armatosur”.
Berisha tha më tej se, Lulzim Brava ka nxjerrë armët jashtë nga selia e PD me mjetet e tij.
“Lulzim Basha është në armiqësi totale me të gjithë familjen demokrate, më të vdekur dhe të gjallë. Ai ka ndenjur deri në orët e para të mëngjesit për të bërë listat e arrestimit të demokratëve. Ai ka mbajtur në seli vrasësit dhe ka nxjerrë jashtë me makinën e tij, armët në mënyrë që nëse policia do të futej në seli, të mos i gjente vrasësit e tij të armatosur”, tha Berisha.