Apel për gratë deputete të PD

Nga Mimoza HAJDARMATAJ

Një ditë pas dhunës dhe helmimit të qindra mijëra demokratëve dhe demokrateve, në dyert dhe oborrin e shëpisë së tyre…

Apel për gratë deputete të PD.

Zonja deputete si ndjeheni ju sot?

Unë për vete e di se asnjë grua shqiptare aq më tepër demokrate nuk ndihet sot e qetë me terrorin që u urdhërua nga uzurpatori Lulzim Basha me ndihmën e patericës qeveritare Policisë së Shtetit.

Dhuna dhe forca, huri dhe gazi nuk janë gjuha e demokratëve, ato shuajnë shpresën për familjet dhe fëmijët tanë.

Të nderuara gra, deputete të PD!

Mos mbështesni më kryetarin e bravave, dyerve të bindura dhe gazit lotsjellës.

Në karriget e përfaqësimit të sovranit jeni për shkak të votave të demokratëve dhe jo prej vullnetit të besëthyerit më të madh të demokratëve dhe gjithë sistemit. Tregoni dinjitet dhe integritet sikurse kanë treguar gratë dhe nënat e vërteta, demokratet në shpirt dhe në mentalitet, si në kohën e diktaturës komuniste, ashtu edhe në vitin e errrët ’97.

Mos bini prè e ambicjeve politike, interesave dhe influencave sado përfituese qofshin ato.

Sepse historia dhe vetë fëmijët tuaj do ju gjykojnë për Shqipërinë që po u lejmë dhe për modelin e qytetarit që po ju përcjellim!

Jini nëna para se të jini politikane kukulla!

About Redaksia

Check Also

Bardhi, një pyetje për Ramën dhe një mesazh Altin Dumanit për Olsi Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, …

Leave a Reply