Berisha fiton edhe kur gabon

Sali Berisha dje ka bërë gabimin e parë!

Katër muaj pas fillimit të lëvizjes politike të jashtëzakonshme të tij, Sali Berisha ka bërë gabimin e parë . Ai ka thirrur një protestë të mbështetesve të tij, në fakt të Partisë Demokratike, për t’i kthyer kësaj  selinë e vet dhe siç vetë  Berisha është shprehur, thjesht për të zbatuar vendimin e  kuvendit të 11 Dhjetorit dhe  rezultatin e votimit të 18 dhjetorit, ku mbi nëntëdhjët përqind e anëtarëve të PD kanë votuar për shkarkimin e L. Bashës.

Krejt i panevojshëm si aksion politik në një lëvizje politike, që ka zgjuar nga gjumi jo vetëm Partinë Demokratike por të gjithë opozitën politike në Shqipëri. Në vetëm katër muaj “Foltorja” e Sali Berishës në një  rast të paprecedent ktheu  shpresën, energjinë, vizionin cdhe forcën opozitare në Shqipëri. Siç duket, i dehur nga ky sukses i jashtëzakonshëm dhe ndoshta i pabesueshëm edhe për vete atë, Sali Berisha ndërmori  dje më 8 Janar 2022 një hap fals. Duke thirur një protestë të Partisë Demokratike për “ t’u  kthyer demokratëve  selinë e tyre,  ose siç shprehet vetë Dr. Berisha për t’u kthyer demokratëve shtëpinë e tyre.”

Se ç’farë nevojë ka patur Sali Berisha të organizojë protestë për të marrë selinë, kur pothuajse 100 përqind e partisë Demoklratike është me të dhe mbështet lëvizjën e tij politike, kjo është  krejtësisht e pashpjegueshme, nëse nuk është  një lajthitje që vjen, siç thamë prej  dehjes nga një sukses i paparashikuar ndoshta edhe nga ai vetë.

Më tetë Janar 2022, Sali Berisha dhe Lulzim Basha u vunë përballë njëri tjetrit. I  pari për të marrë godinën e Partisë Demokratike dhe i dyti për ta mbrojtur këtë godinë.

Lulzim Basha të cilit i ka mbetur një pjesë e grupit parlamentar, një pakicë e papërfillëshme e strukturave drejtuese dhe një grusht mbështetësisht, betejën për godinën, vulën dhe zyrën e kishte betëjë për “jetë a vdekje”.  Nga ana tjetër Sali Berisha  që praktikisht  gëzon mbështetjen  e pothuajse 100 përqind të anëtarvëe të PD dhe strukturave drejtuese të saj, shkoi për të marrë  selinë “ si në festë”, i bindur se kryetari i një partie, që ka humbur  mbështetjen e anëtarëve të partisë dhe afermendsh simpatinë e opozitarëve të tjerë, thjesht do ta dorëzonte  ‘vullnetarisht” selinë e partisë ose e shumta “me pekule” (lutje) siç u shpreh vetë Berisha, ”shend e verë,” vetëm  “12 orë përpara betejës” në një bisedë televizive me gazetarë.

Mirëpo Sali Berisha ka gabuar!

Krejt e habitshme! Një gabim fëmijëror i z. Berisha, dy herë  Kryeminsitër dhe dy herë President. Për habinë e z. Berisha, por ndoshjta jo vetëm të tij, Lulzim Basha  që e kishte  blinduar dhe fortifikuar selinë përpara ‘sulmit” e mbrojti atë me “zjarr dhe hekur “, duke përdorur në masë “hunjtë dhe gurët’ dhe pasi nuk mjaftuan këto edhe  gaz lotjsellës, që  supozohet të jetë në përdorim të Policisë së Shtetit, madje edhe në këtë rast përdorimi është i përcaktuar me procedurë dhe protokoll të veçantë.

Dhe kur nuk arriti as  me “hunj as me gurë” dhe as me gaz lotsjellës të mbronte selinë, Lulzim Basha thirri në ndihme shtetin, i cili  dërgoi  policinë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe forcat Renea(?!!!).( Forca të tjera të sigurisë nuk ka)

Kështu më tetë Janar 2022 Lulzim  Basha dhe shteti  e mundën Sali Berishën  duke mos e lejuar këtë që bashkë me mbështetësit, anëtarë të PD, të mernin në zotërim selinë e Partisë Demokratike.

Kronikat e kohës do të shkruajnë se ishte një betejë krejtësisht e pabarabartë , por sidomos ishte një betejë krejt absurde! E denjë vetëm për fantazinë e Servantes:  Një betejë midis një kryetari partie të cilit  i kishte mbetur vetëm godina, zyra dhe vula  dhe një  kryetari de facto i mbështetur nga pothuaj 100 përqind të anëtarëve, por që i mungonte vetëm godina, zyra dhe vula.

Ndërkaq askush nuk do të jetë në gjendje të lexojë dhe kuptojë shënimin e shpejtë të një diplomati europian, i cili në nxitim e sipër, në fund të “ ndëshjes” Basha Berisha shkroi:
“Berisha humbi, por kjo është vdekja politike e L. Bashës … Mbresëlënëse, shumë mbresëlënëse: Si është e mundur që Sali Berisha fiton edhe kur gabon?”

About Redaksia

Check Also

Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha …

Leave a Reply