Basha nuk përfaqëson vullnetin e demokratëve

Nga Elona CASLLI

Përjashtimi dhe pezullimi, aktet përfundimtare të vetëizolimit.

Të përjashtuarit dhe të pezulluarit janë akti përfundimtar i vetëizolimit, pas atij të blindimit.

Tek akti i përjashtimit dhe i pezullimit, nuk qëndron fakti se u përjashtua apo u pezullua një grup individësh.

U përjashtua dhe u pezullua vullneti i anëtarësisë që nuk ndihet i përfaqësuar nga Lulzim Basha.

Blindohet vullneti i anëtarësisë.
Pezullohet vullneti i anëtarësisë.
Përjashtohet vullneti i anëtarësisë.

Lind pyetja- Në zgjedhjet e ardhshme, kujt do t’ia kërkojë votat Basha?!

Krejt dakord që Basha mund të bëjë pa votat e të përjashtuarve dhe të pezulluarve si individë, po pa vullnetin e anëtarësisë a bën dot?!

Sikundër do të shprehej me të drejtë Basir Çollaku: Votuesit që largon me dhunë nga selia, nuk mund t’i fusësh paqësisht te kutia.

Post Scriptum- Nuk mund të jesh kryetar i një partie duke u ngujuar brenda një godine.

 

About Redaksia2

Check Also

Njoftim i rëndësishëm/ Bashkia e Vlorës njofton qytetarët se qyteti do të përmbytet ndaj duhet të marrin masa

Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët se nga data 17 deri më 18 nëntor pritet …

Leave a Reply