Berisha i bën gjyqin Lul Bravës nga Prokuroria politike për lidhjet me krimin dhe korrupsionin

Ish-Kryeministri Sali Berisha për rreth 2 orë dëshmoi para prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës lidhur me protestën e 8 janarit.

Berisha u shpreh për mediat se, Lulzim Basha, i cili është shkarkuar nga çdo funksion nga Kuvendi Kombëtar dhe referendumi i anëtarësisë, është simboli i lidhjeve me krimin.

Berisha tha se, Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip, që për të ruajtur karrigen, shndërroi selinë e PD në një seli që nuk ekziston askund tjetër, dhe ai ia dorëzoi Edi Ramës.

Ish-Kryeministri tha se do të dorëzohet çdo informacion që zotërohet lidhur me Lulzim Bashën dhe banditët që pushtuan selinë e PD-së.

“Si ka mundësi që të njëjtat armë që përdori Policia e Edi Ramës, përdori banda e Lulzim Bravës? Kjo ishte një tjetër dëshmi e lidhjeve të mercenarëve të Lulzim Bravës me narko-policinë e Edi Ramës. Lulzim Brava nxori nga selia PD armët me mjetin e tij, por ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli”, tha Berisha.

Sipas tij, nuk ka asnjë që ve në dyshim ekzistencën e këtij grupi banditësh, të përbërë nga fondamentalistë, vrasës dhe pengmarrësit, që shërbenin si roje të Lulzim Bashës.

“Lulzim Brava, në kundërshtim me ligjet e vendit mbrohet nga Garda. Oficerët e Gardës nuk mund të qëndronin kurrë në mbrojtje të një njeriu që mban afër banditë të armatosur”, tha Berisha.

Ai tha se është absurde të mendosh se si një oficer Garde, që ka detyrë të ruajë dikë, të qëndrojë në të njëjtin vend me banditë e kriminelë.

“Persona që kanë qenë në mbrojtje të Lulzim Bashës, kanë qenë pjesë e organizatave terroriste, kanë qenë në Siri dhe janë kthyer”, tha Berisha, duke shtuar se, “ata janë mercenarë, që mbronin Lulzim Bravën”.

About Redaksia

Check Also

SHBA reagon për zgjedhjet: Jemi të vetëdijshëm për akuzat për parregullsi, zgjedhësit duhet të votojnë të pa intimiduar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në mëyrë zyrtare në lidhje me farsën elektorale të …

Leave a Reply