Berisha për kullat tek PD: Pronarët i kanë thënë Veliajt se janë marrë vesh me Lulzim Bravën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës, pas daljes nga Prokuroria e Tiranës.

Berisha e akuzoi Bashën se, është i lidhur me narko-shtetin dhe me grupe kriminelësh e fondamentalistësh, duke shtuar se ai është i gatshëm për interesin personal të shembë selinë e PD për ndërtimin e kullave.

“Momenti që është më flagrant është se sot, njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion i PD është simbol i pabesisë ekstreme politike. Së dyti, simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Së treti, mos harroni se ky është personi që për pazare personale dhe pasurimin personal ishte i gatshëm të shuante ndërtesën e PD për shkak të kullave.

Ky është personi që për pazare personale dhe pasuri personale, ishte i gatshëm të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do ndërtoheshin aty, dhe duhet ta dini, dhe shkoni ta pyesni Erion Veliajn, se të gjithë të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se jemi të marrë vesh me Lul Bravën.

Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip, që për të ruajtur karrigen pasi është shkarkuar nga anëtarësia, e shndërroi selinë e PD, duke ia dorëzuar Edi Ramës të blinduar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply