Lulzim Brava, turpi i historisë!

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, tha se, Lulzim Brava është turpi i historisë, qai kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe kërkon t’u servirë shqiptarëve 1800 vota si 5004 të tilla.

“Nga Shkodra kemi nisur takimin me qytetarë që do të vazhdojë në çdo qytet të Shqipërisë.

Nga Shkodra u lëshoj një thirrje shqiptarëve në diasporë: orët janë kritike, Shqipërisë i duhet mbështetja juaj, protesta, zëri juaj. Ju jetoni në shtete të lira dhe duhet të jeni promotorë të rivendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Ndaluni për një moment: Çfarë është kjo betejë e jona? Kjo është për lirinë, lirinë, lirinë.

Të ndalemi me çdo qytetar, fermet, biznes. Jemi në një vend ku liria është përzënë. Jemi e vetmja shoqëri në Europë, ku ne votojmë Edi Rama i numëron me paratë, bandat dhe patronazhistët e tij.

Ai këtë model e transplantoi në krahun tonë. Nëse socialistët nga viti 2009 e deri më sot nuk kanë votuar asnjëherë në partinë e tyre, cili është votimi në partinë e Lul Bravës. Është akti më i turpshëm, vota e 1880 qytetarëve në anti-kuvendin e tyre shpallet para kamerave, shqiptarëve e shumëzuar me 3-4 fishin si votë e 5004 delegatëve. A ka përqeshje, përdhosje më të madhe se ky për votën e lirë.

Ky në mënyrën më të shëmtuar kërkon të mashtrojë, të servirë 1800 për 5004. Ja pra për çfarë është beteja jonë, për votën e lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply