Noka: Çdo vendim nga shoqata e bravave është nul

Deputeti i PD, Flamur Noka ka qenë ndër të përjashtuarit nga grupi parlamentar i PD vetëm për faktin se mbështeti ish kryeministrin Sali Berisha. Por leximi i këtij vendimi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e acaroi më shumë situatën duke bërë që Noka të mbante fjalën e tij duke thënë se një vendim i tillë ishte nul.

Ndër të tjera, Noka tha se i vetmi organ legjitim brenda PD, aktualisht ishte Kuvendi Kombëtar duke e argumentuar me faktin se ishte lidhur me këtë Komisioni i Rithemelimit kishte dërguar një shkresë në Kuvend.

Flamur Noka: Megjithëse me vonesë u informova nga kolegët për një farsë që ju sot sapo e lexuat. E di mirë se ju jeni e pafajshme sepse keni marrë urdhër nga kreu i regjimit dhe nga shoqata e bravave. Ju e dini mirë se pa këtë shoqatë jeni të mbaruar. Mendoni se pluralizmin do e shuani apo do e kontrolloni. Deputetët nuk janë peng pavarësisht se ju keni marrë peng anëtarët e bandës së bravave. Nuk mund t’u përcaktojë përkatësinë askush tjetër përveç atyre demokratëve që i kanë votuar. Ju bëj me dije se në shkresën e dërguar ndaj jush, Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të PD ka marrë vendime dhe në atë shkresë që ju kemi përcjellë i keni vendimet.

Është shkarkuar çdokush tjetër dhe deri në 22 mars PD-në e përfaëson vetëm ky komision. Se nuk shihni kjo është punë e juaj, por shkresa ju ka ardhur me firmë dhe me vulë. Ju komunikoj se ka vetëm një organ të ligjshëm dhe ky është Kuvendi Kombëtar, çdo document tjetër nga shoqata e bravave është nul. Sot ju kemi nisur edhe një tjetër shkresë që ju informon. Ju pengun mund ta mbani dhe mund t’ja ndërtoni bunkerin edhe në Surrel .

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla: Po është e vërtetë që e kam marrë shkresën tuaj por rregullorja më përcakton procedurat dhe janë grupet parlamentare që janë konsituuar në Kuvend dhe unë sot bëra atë që rregullorja më cakton.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply