Turqia dhe islami janë më të mëdhenj se Erdogani

Nga Gazi AGA

Problemi i ‘islamisteve’ eshte se ata njetojne nje parti islamiste me Islamin.

Rrjedhimisht, gjithkush kritikon partine, ose eshte islamofob, ose i shitur te armiqte, ose i lekundur ne besim.

Sipas tyre, edhe ne 2022, duhet te kete nje lider politik i cili perfaqeson te gjithe myslimanet e botes dhe flet ne emer te tyre.

Partia e Erdoganit nuk eshte partia e pare islamiste ne Turqi. Erdogan e nisi rrugetimin e ri me partine e AKP’se duke u shkeputur nga partia e Erbakanit i cili cilesohet si babai i partive ‘islamiste’ ne Turqi.

Kur nisi rrugetimin e ri, Erdogani shpalli se e ka hequr tashme ‘kemishen islamiste’ per te nisur nje rrugetim te ri. Ai formoi nje parti ku nuk ndodheshin vec islamiste, por kishte perfaqesues nga e gjithe shoqeria turke.

Madje Erdogan i mori zgjedhjet e para duke i premtuar turqve evropen, lirine, demokracine dhe ekonomine.

Erdoganin nuk e mbeshteten vec turqit, por mbare perendimi, sepse stabiliteti i Turqise eshte i rendesishem per gjithe rajonin.

Ndodhi ajo qe ndodhi dhe rrugetimi i Erdoganit eshte shume i ngjashem me te gjithe lideret politike me pushtet te palimitueshem. Asnje prej bashkudhetareve te tij ne fillim nuk jane me me te. Sa per te drejtat e njeriut, median, ekonomine etj. ska nevoje per sh koment.

Atmosfera e trumbetuar nga zerat me influence fetare ne Shqiperi nuk eshte aspak e shendoshe.

Ne 2022 nuk eshte ne interesin e askujt vleresimi i shoqerise dhe botes ne ‘myslimane kundrejt te gjitheve’. Armiku i nje vendi ne 2022 nuk eshte as ai i fese tjeter as jobesimtari. Tradhtari i nje vendi eshte ai qe iu shfrytezon risurset. Ai qe mbjell percarje dhe perdor gjithcka ne interes te tij dhe shkakton emigrimin masiv te banoreve te tij.

Nuk eshte aspak atmosfera e duhur trumbetimi se medemek myslimanet po shtypen ne ballkan e gjetke dhe shpetimtari i tyre eshte nje lider qe edhe ne vendin e vet me 99% myslimane me zor e dhune merr 50% te votave.

Eshte demi me i madh qe i behet Shqiperise dhe Islamit nje profilizim i myslimaneve si te shtypurit e lindjes nga ‘te krishteret, hebrenjte e te pafete e perendimit imperialist’ dhe keta te shtypur kane nevoje per zerin e forte te nje lideri politikan.

Nuk mund te ndertojme paqe sociale duke vleresuar shoqerite dhe vendet me konjekturat e 2-3 shekujve me pare.

Ne kete bote globale ku shoqerite nuk vleresohen me sipas feve, por sipas cilesive, myslimanet e ndershem e produktive duhet te japin kontributin e vet se bashku me vellezerit e motrat e tyre bashkeqytetare.

Te gjithe lideret politike duhen vleresuar sipas cilesive te tyre dhe asaj qe bejne, jo sipas asaj qe shpallin me populizem. Sipas te drejtave te njeriut dhe frigoriferit, jo sipas dhunes ndaj te ndryshmit dhe propagandes. Sipas frymes se vellazerise dhe paqes boterore, jo nxitjes se percarjes dhe luftrave ne shekullin e 21.

As ata qe e kritikojne viziten dhe bashkepunimin e Rames me Erdoganin e 2022 nuk jane detyrimisht islamofobe, as ata qe po mbrojne me zell gjithcka te Turqise nuk jane detyrimisht te dashuruar pas islamit. Jo rralle, eshte e kunderta.

Tjeter eshte te falenderosh nje popull per ndihmat pas termetit, gje e cila patjeter duhet bere, tjeter ta perdoresh kete ndihme si shkop ndaj cdokujt qe kritikon Erdoganin&Ramen.

Turqia eshte me e madhe se Erdogani.
Islami eshte shume me i madh se Erdogani, partia e tij, ndjekesit e tij dhe Turqia.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply