Atentati/ Breshëri plumbash ndaj administratorit të shkollës private

Një 63-vjeçar i ka shpëtuar mrekullisht një atentati me armë zjarri.Biznesmeni 63-vjeçar Lulzim Masha ka qenë duke lëvizur me makinën e tij te Liqeni i Thatë, kur një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të makinës së tij, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz me drejtues shtetasin Lulezim Masha, administrator i shkollës private Uillson, i cili udhëtonte vetëm.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Oficeri amerikan i kundërzbulimit i kërkon republikanëve të hetojnë lidhjet e Alex Soros me Ramën

Nga John R. Schindler “Washington Examiner” Takimi shumë i publikuar i së martës midis Alex …

Leave a Reply