Skandal/ 80 përqind e kompanisë së basteve në Qipro në pronësi të gruas së Bashës, denoncimi i Berishës

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se, vrasja në ish-Bllok zbuloi se Lulzim Basha është pronar bastesh.

Nga studioja e “Quo Vadis”, Berisha denoncoi sërish se 80 për qind e kompanisë së basteve në Qipro është në emër të bashkëshortes së Lulzim Bashës, 15 për qind të kunatit, 5 për qind të vajzës që punon aty.

Berisha: Unë nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjet, ndodhi vrasja në Bllok, nuk e dija se kush e kishte kompaninë e basteve. Njerëz shumë të besuar më thanë se përfaqësuesi i Lulzim Bashës shkoi kërkoi ndihmën e tyre për të zhbllokuar bastet sepsei i bllokoi Edi Rama. Këtij përfaqësuesi i thanë që nuk të ndihmojmë dot, por mund të ndihmojë Baton Stanishiqi. Ai i thotë sigurisht. Erdhi në Tiranë dhe Rama i tha që ajo kompani, 80 për qind në Qipro është në emër të bashkëshortes së Lulzim Bashës, 15 për qind të kunatit, 5 për qind të vajzës që punon aty, unë këto nuk i kam ditur.

About Redaksia

Check Also

Stafi i Trump i kërkon Donald Lu të largohet nga Departamenti i Shtetit

Shumë diplomatë karriere në Departamentin e Shtetit dhanë dorëheqjen mesditën e së hënës pasi iu …

Leave a Reply