Gazi i Lulit sulmon Berishën me fotot e Sigurimit të Shtetit

Selia e PD ka humbur qetësinë nga protestat e demokratëve kundër Bashës përpara cdo takimi të këtij të fundit.

Sekretarit i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se protestat po bëhen nga një grup të rinjsh e grash që përfaqësojnë pakicën.

Demokratët janë të zemëruar pasi një grup i drejtuesve të PD ka uzurpuar selinë dhe vulën pas vendimeve të kuvendit të 11 dhjetorit të PD.

Poatimi i Bardhit

Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.

Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit.

Më sipër dy fotot e trukuara nga Sigurimi i Shtetit dhe ‘ICT’ të PD

Në vijim të postimit Bardhi ka publikuar edhe dy foto të trukuara nga Sigurimi i Shtetit për të luftuar Berishën por që iu dashkan edhe sekretarit të përgjithshëm të PD. Në fakt selia ka aktualisht disa sekretarë të rekrutuar nga sigurimi dhe shish i Fatos Klosit, po ashtu edhe deputetë të selisë informatorë, mes të cilëve edhe gra. m.k

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply