Rangnick tregon çfarë i tha Ronaldo pasi e zëvendësoi

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, e ka mbrojtur vendimin e vet për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon, pas zhgënjimit të veteranit portugez për ta lëshuar fushën para kohës në fitoren e Unitedit 3:1 kundër Brentfordit të mërkurën.

Golat nga Anthony Elanga, Mason Greenëood dhe Marcus Rashford ia siguruan fitoren Unitedit në Brentford dhe ia rritën mundësitë për top katërshe në Premierligë.

Por edhe kjo ishte një paraqitje tjetër aspak bindëse nga skuadra e Rangnick, derisa Ronaldos nuk i pëlqeu aspak vendimi i trajnerit për ta zëvendësuar rreth 20 minuta para fundit.

Pas ndeshjes, Rangnick nuk iu shpëtoi pyetjeve të shumta për vendimin për ta zëvendësuar Ronaldon, i cili u ankua derisa qëndroi në stol për ta përcjellë pjesën e mbetur të lojës.

“Është i natyrshëm (reagimi i Ronaldos), ai është sulmues dhe dëshiron të shënojë. Por ai vinte nga një lëndim i vogël dhe ishte e rëndësishme ta kujtojmë se e kemi edhe një ndeshje tjetër së shpejti”, tha Rangnick.

“Ne duhej ta mbronim epërsinë tonë po ashtu, duke e ditur se çfarë na kishte ndodhur në Villa Park.”

Më vonë në konferencë për media, Rangnick shpjegoi: “Reagimi i vetëm që mora nga ai ishte ‘Pse mua? Pse më zëvendësove mua?’Unë e mora vendimin në interes të ekipit dhe klubit”.

“E kuptoj se Ronaldo është ambicioz, por mbase kur të bëhet trajner në të ardhmen, ai do ta marrë vendimin e njëjtë pas 75 minutave”.

About Redaksia

Check Also

Zidane dëshiron të drejtojë një ekip në Serie A

Zinedine Zidane mori pjesë në premierën e një dokumentari për ish-trajnerin e Italisë dhe Juventusit, …

Leave a Reply