Khodorkovsky: Serbia do ta paguajë gazin e Rusisë me sovranitetin e saj

Aktivisti i të drejtave të njeriut Mikhail Khodorkovsky ka deklaruar se, “shoqëria serbe duhet të shqetësohet për njoftimin e qeverisë se do të luftojë revolucionet me ngjyra”.

Reagimet e tilla të shumta vijnë, pas zbulimit të skandalit për bashkëpunimin mes shërbimeve sekrete ruse dhe serbe për shtypjen e opozitës dhe cenimin e demokracisë.

“Shpreson që ‘çmimi vëllazëror i gazit’ që Vladimir Putin i dha Aleksandar Vuçiqit nuk do t’i kushtojë Serbisë demokracinë dhe të drejtat e njeriut, megjithëse është fare e sigurt se ai do ta paguajë duke sakrifikuar një pjesë të sovranitetit të saj”, deklaron Khodorkovsky, i cili kishte emigruar pas përndjekjes nga Kremlini.

Ai gjithashtu ka reaguar ndaj metodave të përdorura nga regjimet në Rusi dhe Serbi për të shtypur protestat dhe reagimet qytetare.

“Këto revolucione me ngjyra, në fund të fundit, nuk përfshijnë gjak dhe përfaqësojnë një ndryshim jo të dhunshëm të regjimit që refuzon të largohet kur i mbaron koha; është rezultat i drejtpërdrejtë i realizimit të së drejtës së popujve për lirinë e tubimit dhe organizimit. Kundër çfarë do të luftojë Serbia, kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin gjatë një takimi me sekretarin rus të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev i ka dorëzuar video të takimeve të liderëve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilave është arrestuar opozitari dhe aktivisti rus Andrei Pivovarov. Këto informacione janë siguruar nga Agjencia serbe e Informacionit të Sigurisë (BIA).

Serbia dhe Rusia në fshehtësi kanë formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar kundër “revolucioneve me ngjyra”, detyra e të cilit është të shtyp demonstratat dhe organizimet masive të qytetarëve.

Përveç kësaj, një organ i përbashkët i autoriteteve serbe dhe ruse është caktuar që të mbikëqyrë liderët e opozitës, mediet e pavarura dhe organizatat e shoqërisë civile.

About Redaksia2

Check Also

Trump: Radikalët e majtë, rrezik për SHBA, duhet të merret Garda ose ushtria me ata

Donald Trump në një intervistë për Fox News ka deklaruar se kërcënimi i vërtetë për …

Leave a Reply