Anti-kuvendi i Bashës, demokratët e degës 5 nxjerrin fakte të reja: Ja emrat e anëtarëve të PS që votuan

Fakte të reja u publikuan nga demokratët e njësisë 5, të cilët treguan se si Lulzim Basha mashtroi publikisht me emrat e anti-kuvendit të 18 dhjetorit.

Anëtarët e PD-s lexuan emrat e demokratëve, që sipas Gazment Bardhit ishin delegatë në 18 dhjetor, por në të vërtetë këta demokratë votuan dhe morën pjesë në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryear partije.

Një grup anëtarësh të Partisë Demokratike në Degën Nr.5, përgënjeshtruan Gazment Bardhin dhe Greta Bardelin, duke publikuar fakte se si dy deputetët manipuluan dhe mashtruan publikisht me emrat e delegatëvë të antikuvendit të thirrur nga deputeti Lulzim Basha në 18 dhjetor.

Enkeleda Mushi si përfaqësuese e demorkatëve të njësisë numër pesë në Tiranë, lexoi emrat e një numri anëtarësh dhe drejtuesisht të grup seksioneve, të cilët sipas Gazment Bardhit ishin delegatë në kuvendin e 18 dhejtorit, por në të vërtetë, këta demokratë ishin duke votuar në referendumin për shkarkimin e Bashës.

Një pjesë e emrave të lexuar nga deputetët Gazment Bardhi dhe Greta Bardeli si delegatë të antikuvendit të 18 dhjetorit, në këtë datë nuk kanë qenë fare në Shqipëri, por në emigracion.

Anëtarët e Partisë Demokratike të degës numër pesë në Tiranë, u bën thirrje dhe degëve të tjera të kësaj force politike në Tiranë dhe rrethe, të publikojnë dhe demaskojnë mashtrimet e Lulzim Bashës me emrat e delgatëve në ati-kuvendin e 18 dhjetorit.

About Redaksia

Check Also

Prokurori i Posaçëm anti-Trump kërkon të largohet, mesazhi i Trump ndaj tij…

Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të japin dorëheqjen …

Leave a Reply