Lulzim Basha po zhvillon një takim në Durrës me një grup të vogël qytetarësh. Demokratët e kanë braktisur takimin e kryetarit të shkarkuar të PD dhe kanë dalë në protestë duke i kujtuar atij se se është shkarkuar nga anëtarësia.
Me pankarta në duar si, “Lulzim Brava pengu i qeverisë”, “Lulzim Brava je i shkarkuar nga 44 mijë anëtarë të PD”, “Lulzim Brava boll mashtrove demokratët e pastër”, “Stop kapjes së PD nga Rama, “Dikur merrnim gaz lotsjellës nga Rama, sot nga Basha”, demokratët po protestojnë paqësisht.
Edhe pse protesta po zhvillohet pa incidente, sërish në ndihmë të Bashës ka ardhur Edi Rama, i cili ka dërguar policinë për ta mbrojtur atë.
Forcat e Rendit, mes tyre dhe ‘Shqiponjat’ kanë krijuar kordon përpara protestuesve, ndërsa brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës ndodhet Lulzim Basha.