“Doktor Berisha! Ti je mganeti i tokës së Shqipnisë”, fjala e të moshuarës që elektrizoi sallën në Mirditë

Doktor Berisha! Ti je mganeti i tokës së Shqipnisë. Në radhë të parë të uroj mirëseradhjen në zemër të Mirditës, në kreshtën e Mirditës siç e ke thënë ti, në këtë popull mikpritës, në këtë popull autokton vllaznor. Ti e ke vlerësuar më shumë se unë, mua nuk më takon me fol për Mirditën, por meqë jam gruaja e zotnisë Gjon Mark Ndoj, ti e ke njoft shumë mirë, bashkë me të gjithë këta demokratë të Mirditës ju uroj jetë të gjatë e të shëndoshë.

Të gjithë këta burra e gra që janë këtu, ka edhe te shtëpia, do ta japin besën e Zotit se nuk do të ndahen më kurrë prej Partisë Demokratike, ku e kemi formuar vetë me gjak e me djersë. Jam anëtare e Lidhjes së Gruas Demokratike qysh në ’94. Kam votuar gjithmonë për Partinë Demokratike, por tani kam shkuar dhe kam votuar kundër Lul Bashës, përse?

Ai vërtetë qe një njeri simpatik, me gjithë të mirat, me shkollë e me të gjitha. Ne e votuam vetëm prej Sali Berishës. Ai nuk diti me i mbledhë demokratët. Mund të thonë se çfarë është kjo plakë që u ngrit me folë? Kur ka ardhur demokracia kam qënë 32 vjeçe, i kam të shkruajtura në ballë të gjitha vuajtjet e mia dhe të burrit tim, që në moshën 18 vjeç për liri dhe demokraci, për demokraci të konsolidueme, jo me servilizëm, sot me ty e nesër me tjeterin e me tjetrin.

Popull mirditas, mblidhniu, jepjani besën këtij burri, këtij burri malsor, jepjani besën se nuk do t’iu zhgënjejë. Nuk dua të zgjatem më tepër, por të uroj shëndet e jetë se e çove prej gjumi të gjithë Shqipninë!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply