Berisha: Bastardi i bllokmenëve dhe Lul Brava në aferën e “5 Majit” dhe Portit të Durrësit

Lideri historik i PD, Sali Berisha, nga Foltorja e Mirditës tha se, Shqipëria ndodhet në një monizëm. Madje ai tha se situata është më e keqe së në vitin 1991.

“Ne ndodhemi në një monizëm të shëmtuar, tashmë jo aq të bazuar në doktrinën marksiste dhe leniniste, por të bazuar te krimi, droga dhe vjedhja, te varfërimi juaj dhe i qytetarëve shqiptarë.

Berisha solli shembuj të asaj që e quajti pseudopluralizëm. “Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmenëve po e mbron pengun e tij me gardistë dhe hordhitë e narkopolicisë.

Në çdo vend qeveritë bëjnë gabime dhe korrupsion, por është qeveria ajo që qëndron në anën e qytetarëve.

Çfarë po shohim këto tre muaj? Atë që nuk e kemi parë kurrë në jetën tonë. Këto tre muaj po shohim se si po u rrafshohen shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me djersën e ballit, për të ndërtuar pallate bota e krimit, e bashkuar me Pallat Kapllanin e Lul Bravës. A mund të ndodhë kjo kund?

Pse është mynxyrë pseudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në Portin kryesor të Durrësit, duan të ndërtojnë pallate, një arab i falimentuar në shumë vende të tjera, me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën.

Kush kërkon të na e shesë ne për pluralizëm Lulzim Bravën, Lulzim Bunkerin, Lulzim Kimikun? Çfarë lidhje kanë këta me lirinë e shqiptarëve?

Ne duhet të shporrim sa më parë nga pushteti këtë bandë dhe klikë kriminale.

Ne jemi sot në një moment kritik dhe kyç. Ose do i themi lirisë, liri, ose ne do rrokullisemi në honet e historisë dhe ky vend do boshatiset çdo muaj, çdo vit më shumë. Do konsolidohet narkoshteti”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

OECD: Shqipëria përkeqësohet në 28% të objektivave të zhvillimit 2030, arsimi rënie skandaloze

Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të …

Leave a Reply