Një tjetër skandal që tregon deri në çfarë pike ka degjeneruar ky shtet!

Nga Edi PALOKA

Nje tjeter skandal qe tregon deri ne çfare pike ka degjeneruar ky shtet sot dhe e ashtuquajtura “drejtesi e re”!

Nuk marre persiper te mbroj askend; as Armando Duken, as Federaten. Po kjo qe po ndodh eshte skandaloze. Pasi kane marre ne dore çdo pushtet, tani po i perdorin per te rrembyer dhe Federaten e Futbollit.

E di qe dikush do thote; “sa probleme ka vendi e me cfare merret ky!” Po edhe nje here, kjo tregon pikerisht se si degjeneron nje pushtet i vjedhur e i pakufizuar! E perseris, nuk marre ne mbrojtje askend, po a ka budalla qe nuk e kupton se perse po ngrihet e gjithe kjo stuhi nga pushtetaret, pikerisht tani perpara zgjedhjeve per Federaten e Futbollit?!

Skandaloz eshte edhe thjesht fakti qe nje politikan, krye i korruptuar si velina e bashkise Tirane, bertet gjoja i shqetesuar per korrupsionin ne Futboll. Po skandali i kalon te gjitha caqet kur ne sherbim te qellimeve te tyre (teresisht abuzive) vihet policia e shtetit dhe vete “drejtesia e re”!

Nese paska patur gjithe keto probleme, pse nuk jane ngritur me pare keta pushtetare (qe ne fakt nuk kane asnje tager te nderhyjne tek Federata, perkundrazi)?! Pse pikerisht tani qe jane zgjedhjet ne ate Federate?!

Thjesht duan te kapin dhe çfare ju ka mbetur pa kapur! E kete nuk e bejne per te miren e futbollit, jo! E kupton kushdo se edhe ketu qellimet jane teresisht korruptive dhe per t’i arritur, bertasin gjoja kunder korrupsionit. Kush? Velina e bashkise dhe Rama ne hije; luftetaret e medhenj kunder korrupsionit!

About Redaksia

Check Also

OECD: Shqipëria përkeqësohet në 28% të objektivave të zhvillimit 2030, arsimi rënie skandaloze

Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të …

Leave a Reply