Policia e Tiranës, lodër në duart e regjimit, padit Dukën pas urdhërit të Veliajt

Policia e Tiranës ka kallëzuar në prokurori kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka si dhe vetë institucionin.

Krimi Ekonomik në Policinë e Tiranës e akuzon Dukën e FSHF-në për abuzime me fondet e shpërdorim detyre.

Kallëzimi ndaj Dukës vjen pas një përplasjeje prej disa ditësh në distancë me deklarata mes Dukës dhe kryebashkiakut të Tiranës Veliaj.

Ky i fundit ka kërkuar hetim kombëtar e ndërkombëtar për kreun e FSHF-së. Në një nga deklaratat e Veliajt thuhej se ‘kishte angazhuara një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë’.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i FSHF-së që e quajti qesharake deklaratën në fjalë, një fletërrufe ndërsa deklaratat si delirante.

Po kështu FSHF-ja e cilëson Veliajn si hetues të kohës së diktaturës që kërkon të ndërhyjë në garën për zgjedhjen e kreut të FSHF-së të cilat janë parashikuar të mbahen më 2 mars 2022.

About Redaksia

Check Also

Budina: Tubimi i djeshëm ia arriti qëllimit, duhet radikalizim në të gjitha format!

Regjisori Edmond Budina i ftuar në studion e News24 ka komentuar protestën e opozitës së …

Leave a Reply