Vetëm fituesit e Primareve do të jenë kandidatët e PD për 6 Marsin

Nga Tritan SHEHU

Keq perdorimi nga deputeti Basha & Co i ndonje “sigle”, vule, a dicka tjeter te pa miratuar nga Kuvendi 11 Dhjetorit, do te ishte nje shtremberim i realitetit, per tu bere “paterice” e Rames e “vrases” i pluralizmit edhe ne keto zgjedhje, duke u vendosur keshtu ne nje front me ate perballe opozites.

Dhe ne fakt historia e te tilla veprimeve “vdekje prurese” per demokracine prej Bashes cfaqet me:

1-Cadren e vitit 2017, per te vazhduar me ate “Qeveri” ne pamje pa forme, te “perbashket”, por ne te vertete te komanduar vetem nga Rama.

2-Me vendimin e tij per “djegjen” e madateve ne vitin 2019, duke i dorrezuar Rames te gjithe pushtetin Legjislativ, mundesine per te vene dore pa kufi mbi Kushtetuten, Kodet, Ligjet dhe institucionet.

3-Me dorezimin si pasoje Rames edhe te te gjithe Pushtetit vendor, elemente keto qe cveshen PD nga cdo proces vendimares e institucional, renuan opozitarizmin, na izoluan prej partnereve nderkombetare.

4-Me ate maskarade protestash dhe terheqjesh prej tyre ne muajt ne vazhdim, me ate komedi e keq perdorim te luajtur mbi demokratet nga Basha.

5-Me ate “tryeze” kapitullante te Qershorit per “Reformen zgjedhore”, mbas perbetimeve patetike te Bashes per te sakrifikuar dhe “trupin” e tij, qe perfundoi me ndryshimet karikaturiale te Kodit Zgjedhor nga ai Kuvend i lene pa opozite.

6-Me cberberjen prej Z. Basha te frontit opozitar, front ky i domosdoshem per betejat politike.

7-Me vendimin jashte statuor e rrenues te Z.Basha ndaj Z.Berisha, vendim qe e ridimensiononte ne menyre katastrofale PD e opoziten.

8-Me komedine e tij te 18 Dhejtorit ne Pallatin e Kongreseve ku ne 1900 karrike ishin ulur mbi 5000 njerez, ndersa mbi 44 mije demokrate i ratifikuan shkarkimin.

9-Me mbylljen me tej edhe te Selise se PD duke filluar qe per simpatizantet e saj e deri te deputetet, per ta kthyer ate ne bunker te deputetit Basha, si dikur KQ i PPSh.

10-Me vazhdimin me skenare staliniste percares, perjashtues, qe vetem zvogellojne PD, duke i humbur asaj forcen opozitare, per ta kthyer ne nje karrike te deputetit Basha, te mbrojtur nga Rama, si dikur Ramizi mbronte bustet e Enverit.

Tashti per te gjithe eshte e qarte se ne betejen e vertete politike me 6 Mars ky rregjim do te kete perballe PD e opoziten reale te ringritur muajt e fundit, te vendosur per ta permbysur, te rivendosur ne nje front.

Pa asnje dyshim cdo demokrat, opozitar mund e duhet te behet pjese e kesaj perballjeje.

Edhe si kandidat qofte, nepermejt primareve demokratike e te lira per cilindo qe desheron.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply