Kush është personi i arrestuar si i dyshuar për tritolin te shtëpia e Armand Dukës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të dyshuar për tritolin e vendosur te porta e shtëpisë së kreut të FSHF, Armand Duka. Mësohet se i arrestuari është Arlen Hasanaj. Ai është shoqëruar në këto ambiente në komisariatin e policisë dhe po merret në pyetje.

Autori mësohet se është identifikuar nga kamerat e sigurisë përgjatë Bulevardit nga ka lëvizur me një automjet tip ‘Benz ML’.

Me makinën e atij ai ka mbërritur në lagjen nr.4, te shtëpia e Armand Dukës, për të vendosur lëndën shpërthyese C4 te porta.

Hasanaj ka një biznes në qytetin e Durrësit.

SYRI siguroi videon e momentit kur autori ndezi fitilin dhe vendosi eksplozivin. Në video ai duket me kapuç dhe me maskë deri tek pjesa e syve që sapo vendos një pako në derën e banesës largohet me vrap.

Shpërthimi te shtëpia e presidentit të FSHF tronditi mbarë opinionin publik mbrëmjen e kaluar.

Ngjarja vjen në pikun e përplasjeve të Dukës me mazhorancën për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në 2 mars.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e shprehu hapur planin në audiopërgjimin skandaloz, për të marrë nën kontroll FSHF-në në emër të Qeverisë, duke e konsideruar atë “ishull të izoluar”.

Gjithashtu, në atë audiopërgjim, Veliaj paralajmëroi edhe përdorimin e SPAK-ut kundër Dukës dhe zyrtarëve të tjerë të FSHF-së.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply