Pse Basha nuk e përmend asnjë herë Olsi Ramën?

Shpërthimi i skandalit të audiopërgjimit të Erion Veliajt, i cili kërcënon dhe shantazhin me një fjalor banal, duke përdorur edhe SPAK-un si kamxhik për kapjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, solli reagimin e shumëkujt.

Vetëm Lulzim Basha bëri një koment të shkurtër dhe qesharak, duke folur për një strategji tensioni.

Edhe kur shpërtheu tritoli në banesën e Armand Dukës, kreut të FSHF-së, një ngjarje që bëri jehonë edhe nëpër botë, nuk pati një reagim.

Dikush mund të mendojë se për shkak të darkës së famshme me Erion Veliajn, Basha ka vendosur të mos flasë.

Por gjithkush me pak mend e di se nuk është Erion Veliaj ai që do të vërë nën kontroll edhe ‘ishullin e vetëm’ që u ka mbetur pa kapur.

Veliaj është thjesht një mashë që po përdoret nga Edi Rama, i cili e do FSHF-në për ta vendosur në dispozicion të vëllait, Olsi Ramës.

Këtu çështja merr tjetër drejtim. Lulzim Basha nuk e përmend emrin e Olsi Ramës dhe duhet të ketë arsye për këtë gjë.

Para pak ditësh, një qytetar denoncoi se kunati i Lulzim Bashës takohet rregullisht me Olsi Ramën te Liqeni i Thatë.

Lajmi i keq në historinë e kapjes së FSHF-së është kontrolli mbi drejtësinë dhe futbollin nga qeveria. Por ai konfirmon edhe njëherë se ‘opozita e Bashës’ është kapur prej kohësh nga Rama.

About Redaksia

Check Also

Rama telefonon gazetarin, “ashtu doja ta bëja” merr përsipër dhunimin banditesk të Metës

Njeriu në krye të bandës që drejton qeverinë ka marrë përsipër arrestimin banditesk të Metës …

Leave a Reply