Reagimi i menjëhershëm i UEFA: Mbështesim Dukën, të papranueshme ndërhyrjet

Edhe UEFA ka reaguar për ngjarjen më të nxehtë të momentit, ku presidenti Armand Duka po sulmohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Insiticioni më i madh Europian i futbollit ka shprehur mbështetjen ndaj kreut aktual të FSHF-së, zotit Duka, menjëherë pas sulmit me eksploziv që iu bë shtëpisë së tij.

“UEFA eshte thellesisht e shqetesuar me zhvillimet e fundit ne futbollin shqiptar, dhe shpreh mbeshtetjen e saj ndaj Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, ne vijim te eksplozivit te vendosur ne banesen e tij. Gjate muajve te fundit, ka patur disa raste te nderhyrje politike ne drejtimin e Federates shqiptare dhe ne procesin e saj demokratik zgjedhor, ne shkelje te hapur te Statuteve te UEFAs dhe kjo eshte qartesisht e paparanueshme. UEFA ka qene ne komunikim te rregullt me Federaten Shqiptare te Futbollit gjate ketyre muajve per kete ceshtje dhe nje delegacion i nivelit te larte do vizitoje per kete arsye Shqiperine ne javet ne vijim, per te diskutuar ceshtjet aktuale dhe per te ngritur shqetesimin mbi organizimin e sigurte te finales se UEFA Conference League 2022 ne Tirane, pare nga zhvillimet e fundit”, shkruan UEFA.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Mbrojtëm votën e shqiptarëve me 3 rezoluta ndërkombëtare!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë takimit me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët bashkiakë në …

Leave a Reply