Basha komandon Alibeajn edhe në Shkodër: Tani fitorja është e sigurtë!

Enkelejd Alibeaj do të drejtuesi i ri politik I PD në qarkun e Shkodrës. Vetë Partia Demokratike konfirmoi lëvizjen në këtë post të rëndësishëm për selinë blu në kryeqëndrën e veriut të vendit.

Një lëvizje e detyruar për shkak të tërheqjes së Helidon Bushatit, që kishte drejtuar deri tani demokratët e qarkut Shkodër.

Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

Basha vlerëson punën e Bushatit dhe shpreh bindje në komunikaten e shpërndarë se Shkodra do të jetë në krye të fitores së PD në të gjithë vendin.

Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

About Redaksia2

Check Also

Pronat publike dhe vilat qeveritare që do t’i “falen” miqve të Ramës për kulla dhe hotele

Qeveria vendosi vitin e shkuar nisjen e një partneriteti të ri me biznesin privat, për …

Leave a Reply