Korrupsioni/ Berisha: Shqipëria e vetmja që futet në rreth të kuq në rajon! Shkaku kryesor: drejtësia e kapur!

Raporti i fundit i Transparency International tregon se, Shqipëria ka shënuar rënie, duke u renditur ndër vendet më të korruptuara në planet.

Jo vetëm kaq, por raporti thekson se, gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Edi Ramës, korrupsioni është në nivele alarmante.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, shkak për këtë situatë është drejtësia e kapur.

“Shqipëria zbret me 6 vende ne shkallaren e turpit apo të korrupsionit! E vetmja që futet në rreth të kuq në rajon!

Shkaku kryesor: drejtësia e kapur! sb”, shkruan ai.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply