Bardhi-Berishës: Demokratët me kanë zgjedhur mua, jam e ardhmja bashkë me Lulin

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Sali Berishës për akuzat e këtij të fundit ndaj Agron Kapllanajt. Sipas Bardhit, Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit. Berisha e sulmon Kapllanajn për milionat që sipas tij ai i ka marrë gjatë qeverisjes së PS-së për ndërtimet, madje duke iu referuar si “pallat Kapllanaj”, Berisha shkruan se ai rri në krahun e Bashës se mos ka përfituar ndonjë pallat në projektin e kullave në selinë e PD-së.

”Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demorkatët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal”,-shkruan Bardhi në Twitter.

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, thekson se dita-ditës demokratët po e braktisin Berishën dhe se ish-kryeministri duhet të tregojë se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji

”Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demorkatët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal. Demokratët po e braktisin dita ditës. Se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji, Sali Berisha duhet të pyesë familjarët e tij”

Postimi i plotë

Sulmet e Sali Berishës kundër demokratëve janë të padenja, por fatmirësisht, të padëmshme. Ato mbeten mashtrime të një politikani me karrierë të mbaruar dhe të mbyllur me turp! Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit.

Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demorkatët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal.

Demokratët po e braktisin dita ditës. Se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji, Sali Berisha duhet të pyesë familjarët e tij. Kush është miku trafikant droge në Spanjë që në kundërshtim me ligjin ka fituar tenderin e rindërtimit nga Erjon Veliaj? Pse e fsheh Sali Berisha me mashtrime? E vërteta që do të dal shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Sali Berishës nuk e mbulojnë dot.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply